Vendime të Këshillit Drejtues të FFM

Publikuar më 11 Април, 2019 Lajme


Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e sotme në "Shtëpinë e futbollit" morri këto vendime:
- K.D. i FFM-së solli vendim që federata të ndajë premio në vlerë prej 4 000 eurove për futbollistët të cilët luajtën për përfaqësuesen A të Maqedonisë në dy ndeshjet e para kualifikuese për EURO 2020 kundër Letonisë dhe Sllovenisë;
- K.D. i FFM-së solli vendim që Marjan Stojkoski-Manta të emërohet koordinator nacional për përfaqësueset e Maqedonisë. Stojkoski është ish-reprezentues i Maqedonisë dhe futbollist i trofeshëm i Pobedës së Prilepit, Makedonija Gj.P. dhe Vardarit. Si funksionar në futboll ishte pjesë e strukturave të Pobedës dhe 11 Oktomvrit. Marjan Stojkoski është president i Lidhjes futbollistike Komunale të Prilepit;
- K. D. i FFM-së vendosi që Lazar Rakaxhiev të emërohet nën-kryetar i Federatës së futbollit të Maqedonisë. Lazar Rakaxhiev është president i Lidhjes futbollistike Komunale të Velesit dhe anëtar i Këshillit Drejtues të FFM-së |
- Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të FFM-së u transmetua informacioni për mbledhjen e mbajtur të Këshillit të klubeve të Ligës së Parë dhe u diskutua për formimin e Shoqatës së ekipeve të Ligës së Parë dhe u sqaruan se në pajtueshmëri me Statutin e FFM-së, klubet e Ligës së Parë në çdo kohë mund të formojnë Shoqatën e tyre dhe në atë mënyrë të kenë përfaqësim shtesë në Kuvendin e FFM-së.



   
   
Reprezentacioni A