Forca 2015 fiton trofeun e Kupës së Maqedonisë në futsal

Publikuar më 22 Април, 2024 Liga e Parë e Futsallit, Lajme


Forca 2015 është fitues i Kupës së Maqedonisë në futsal, pas triumfit ndaj ekipit të Klimit nga Kavadari, në ndeshjen finale të luajtur në qendrën sportive “Gemixhi” në Veles.

Skuadra e Forca 2015 arriti të merr një fitore me rezultat të bindës 6:2 në një ndeshje interesante.

Zoran Levski shënoi golin e parë të takimit duke i dhënë avantazh 1:0 Forcës. Skuadra e Klimit u rikthye shpejt në lojë dhe arriti të barazojë rezultatin me anë të Martin Nikoviqit.

Në vazhdim Forca imponoi lojën e saj dhe shënoi 5 gola për një avantazh bindës. Shënues të golave ​​ishin Haris Omeroviç, Zoran Leveski, Berat Ramadani, ndërsa dy herë shënoi Ivan Krstevski.

Dimçe Andov shënoi golin e dytë pvr ekipin e Klimit për shifra finale 6:2. 






   
   
Reprezentacioni A