Maqedonia U 15 mundi Kirgistanin për vendin e tretë në Shangai

Publikuar më 29 Мај, 2017 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U 15 e Maqedonisë bindshëm 4:0 mundi Kirgistanin, duke mbyllur në pozitën e tretë paraqitjen në turneun e zhvilluar në Shangai të Kinës. Maqedonia U 15 e drejtuar nga seleksionuesi Mario Vujoviq paraprakisht barazoi 1:1 me Kinën dhe humbi 3:0 nga Korea e Veriut.

Në duelin me Kirgistanin, Maqedonia U 15 avansoi në minutën e 39-të me golin e Mario Ilievskit. Në pjesën e parë mundësi për epërsi të hershme lëshoi Filip Kostovski.

Maqedonia kontrolloi lojën dhe krijonte shanse edhe në vazhdim. Në minutën e 67-të erdhi goli i dytë me autor, Nikollov. Katër minuta më vonë Kostovski rriti epërsinë në 3:0, ndërsa Ilievski me golin e tij të dytë në këtë ndeshje në minutën e 88-të vendosi rezultatin përfundimtar Maqedoni-Kirgistan 4:0.

Maqedonia U 15: 12. Мarko Alçevski (Аleksa Jordanov 45`), 2. Rilind Ajdini, 4. Filip Andonovski (Gorast Stojmenov 45`), 6. Spase Terziev (Мario Kosteski 45`), 7. Filip Kostovski, 9. Мario Ilievski, 13. Altrim Jakupi (Ivan Nikollov 45`), 14. Luka Stankovski (Ali Asani 45`), 15. Jasin Sali, 17. Vllada Novevski (Stefan Gjorgjiev 60`), 18. Dimitar Todorovski;

“Fitore e merituar. Ishim më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, kemi krijuar shumë shanse dhe patjetër të jemi të kënaqur. Loja jonë fitoi më shumë dinamikë në pjesën e dytë edhe përkundër zëvendësimeve që bëmë. Kjo është përvojë e madhe për këtë përfaqësuese, shpresoj ky turne të na sjellë shumë gjëra pozitive në të ardhmen”, u shpreh seleksionuesi i Maqedonisë U 15, Mario Vujoviq.



   
   
Reprezentacioni A