"Futboll për shoqëri" - Futbolli shtytje për përhapjen e vlerave pozitive - si në teren, ashtu edhe jashta tij

Publikuar më 12 Јули, 2017 Lajme


Pjesëmarrësit nga Maqedonia në projektin "Futboll për shoqëri", të cilët ishin pjesë e aktiviteteteve të realizuara në Shën Peterburg, realizuan takim në Federatën e futbollit të Maqedonisë me sekretarin e përgjithshëm Filip Popovski. Ata biseduan për realizimin e projektit, përvojën e fituar si dhe rëndësinë e projekteve për krijimin e dashurisë ndaj sportit te të rinjtë, si dhe shtytjen për përdorimin e vlerave pozitive.
"Kemi kënaqësinë dhe nderin që si Agjencion kemi mundësi të jemi koordinator të projektit "Futboll për Shoqëri" për Maqedoni dhe të udhëheqim delegacionin e parë të Maqedonisë-pjesëmarrës në këtë projekt ndërkombëtar shoqëror-projekt përgjegjës nën patronazhin e kompanisë "Gazprom" Sh.A.. Implementimi i projekteve të këtilla, me involvimin e personave të rinjë dhe shtytja dhe shpërndarja e paqes, shoqërimit dhe barazisë, bashkë me promovimin e vlerave të vërteta kanë rëndësi themelore për zhvillimin e të rinjëve, si dhe shoqërisë në tërësi", deklaroi Margarita Andonovska, koordinatore kryesore e projektit "Fudboll për Shoqëri" për Maqedoni.
"Projekti "Futboll për Shoqëri" është mundësi e  shkëlqyeshme për promovim të futbollit si sport te të rrinjtë, por edhe gjithë përparësitë që i njejti i mundëson-shpërndarjen e shoqërisë, barazisë dhe promovimin e mënyrës së shëndoshë të jetesës përmes kulturës sportive. I inkurajoj gjithë të rrinjtë aktivisht të bëjnë sport dhe të përcjellin mesazhin e këtij projekti për praninë e paqes, shoqërisë dhe barazisë në terenet sportive, si dhe në jetën e përditshme. Njëkohësisht, ftoj të rrinjtë Stefanin dhe Simonën t'i ruajnë gjithë miqësitë e krijuara gjatë periudhës së qëndrimit në Shën Peterburg dhe bashkarisht me gjithë ambasadorët e rinjë që ishin të kyçur në këtë projekt t'i shpërndajnë këto vlera pozitive", deklaroi Filip Popovski, sekretar gjeneral i Federatës së futbollit të Maqedonisë.



   
   
Reprezentacioni A