Vardari fitoi trofeun e Kupës së Maqedonisë për pionerë

Publikuar më 24 Мај, 2017 Lajme


Skuadra e pionerëve të Vardarit ka shënuar fitore 2:1 përballë Rabotniçkit dhe ka fituar Kupën e Maqedonisë në konkurencë të pionerëve. Në një ndeshje dramatike futbollistët e Sasho Todorovskit me përmbysje fituan Rabotniçkin, me dy gola të shënuar në finish të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Burimet e Bilijanës” në Ohër.

Rabotniçki avansoi që në minutën e 3-të me golin e Tasevit, rezultat me të cilin u shkua në pushim. Në pjesën e dytë Vardari u hodh në ofenzivë të plotë, nuk shfrytëzuan rastet deri në minutën e 77-të kur u tregua penalti pas startit të Alievit ndaj Antovskit. Gjorgjieski shënoi nga penaltia për barazim 1:1. Në kohën shtesë pas një harkimi nga krahu i djathtë, Berisha me kokë arriti të përcjellë topin në këndin e majtë të epërm të portës së Rabotniçkit, për gëzim të madh në rradhët e futbollistëve të Vardarit. “Kuqezinjtë” për të tretin sezon me rradhë fitojnë trofeun e Kupës në konkurencë të pionerëve.

KUPA E MAQEDONISË, PIONERËT FINALE

Stadiumi: “Burimet e Bilijanës” në Ohër

VARDARI – RABOTNIÇKI 2:1 (0:1)

Golashënues: 0:1 Tasev 3’, 1:1 Gjorgjieski 77’, 2:1 Berisha 80’+1

VARDARI: Timevski, Radeski, Antovski, Peshevski, Gjorgjieski, Dimov, Bytiqi, Adem, Berisha, Kolevski, Rexhepi.

Luajtën edhe: Stojanovski, Dardhishta, Naumçeski, Kalçinoski.

RABOTNIÇKI: Hoxhin, Panovski, Nedelkoviq, Aliev, Simonovski, Ajdini, Ristovski, Sejfiq, Tasev, Koleski, Xurxu.

Luajti edhe: Bahtjar.



   
   
Reprezentacioni A