Udhëheqësia e FFM-së zhvilloi takim pune me kryetarin e Komunës së Prilepit

Publikuar më 25 Декември, 2018 Lajme


Drejtuesit e Federatës së futbollit të Maqedonisë, u.d. presidenti, Muhamed Sejdini dhe sekretari i përgjithëshm, Filip Popovski zhvilluan takim pune me kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski. Rikonstruimi i stadiumit ‘Goce Dellçev’ ishte temë kryesore e bisedës, ndërsa FFM beson në mbështetjen që do të marrë ky projekt nga njeriu i parë i Komunës së Prilepit.

Federata e futbollit të Maqedonisë, në marrëveshje me Komunën e Prilepit, paraprakisht kishte marrë përgjegjësi për ndërtimin e terrenit të ri dhe vendosjen e reflektorëve te ky stadium. Gjithë punët në drejtim të sistemit të ndriçimit janë mbyllur, ndërsa së shpejti do të nisin punimet për vendosjen e terrenit të ri me sistem modern për ujitje dhe kullim. Kryetari i Komunës së Prilepit shprehi besim se do të fillojnë aktivitetet që i takojnë vetëqeverisjes lokale dhe kjo para se gjithash ka të bëjë me rregullimin e tribunave dhe hapsirave nën tribuna ku adaptohen zhveshtoret dhe zyrat e nevojshme sipas kriteriumeve të UEFA-së.

“Pronarë të stadiumeve që i rinovojmë janë vetëqeverisjet lokale dhe bëjmë thirje sa më shumë të kyçen në ndërtimin e infrastrukturës sportive, ndërsa federata në atë pjesë edhe më tej do të ofrojë mbështetje të madhe. Përcaktimi ynë afatgjatë është investimi në infrastrukturë pasi ajo është një prej kushteve themelore për rezultate të mëdha. Mirëpo pa mbështetjen e vetëqeverisjeve lokale apo shtetit, vetë nuk mund të përfundojmë planet tona. Na gëzon biseda kontruktive që kishim me kryetarin e Komunës së Prilepit që më në fund bashkarisht të mbyllim punët në stadiumin e tyre i cili sërish do të jetë krenari e qytetit, klubit dhe tifozëve të Pobedës”, deklaroi u.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini. 



   
   
Reprezentacioni A