U 21, Bllagoja Milevski publikoi listën e futbollistëve për kampin selektiv

Publikuar më 08 Декември, 2015 Lajme, Deri më 21 vjet

Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve për të cilët do të jenë pjesë e kampit selektiv të përfaqësueses prej 10 deri më 14 dhjetor.

Lojtarët që i ka ftuar udhëheqësi i ekipit të shpresave do të zhvillojnë dy ndeshje  kontrolluese, më 12 dhjetor kundër Horizont Turnovës në Veles dhe dy ditë më vonë kundër përfaqësueses së futbollistëve të kampionatit vendor të selektuar nga trajneri i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski.

Në listën e Milevskit janë këta futbollistë:

Portierë: Damjan Shishkovski (Rabotniçki), Davor Taleski (Metalurg), Senad Mujoviq (Grashoper-Zvicër);

Mbrojtës: Visar Musliu (Renova), Leon Najdovski (Rabotniçki), Aleksa Amanoviq (IMT Novi Beograd-Serbi), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Stefan Kocev (Bregallnica), Sabahudin Allomeroviq (Euromilk), Konstantin Çeshmexhiev (Lubanci);

Mesfushorë: Hakan Rexhep (Velje-Danimarkë), Melih Kartal (Beledispor-Turqi), Eduard Zhuta (Vasters-Suedi), Enur Totre (Shkëndija), Tihomir Kostadinov (Banska Bistrica-Sllovaki), Valentin Koçovski (Horizont Turnova);

Sulmues: Viktor Angelov (Metalurgu), Demir Imeri (Horizont Turnova), Filip Pivkovski (Landskrona-Suedi), Petar Petkovski (Vardar), Borko Georgiev (Rudesh-Kroaci), Benxhamin Demir (Teteks);

Kampi selektiv njëjtë si në përvojat paraprake do të jetë në interes për të gjithë ne që jemi të kyçur në përfaqësuesen e re dhe sigurisht edhe për futbollistët e ftuar. Në kam do të jenë të pranishëm lojtarë që nuk kanë patur paraprakisht ftesë apo nuk kanë patur minutazhë të mjaftueshme në përfaqësuesen U 21. Kjo është mundësi e mirë për të parë potencialin dhe kualitetin e futbollistëve të selektuar dhe për të vlerësuar nëse mund të llogarisim tea ta edhe në ndeshjet zyrtare. Reprezentuesit standard nuk janë ftuar pasi qëllimi i këtij kampi selektiv është krejtësisht për të parë opsione të reja, pasi edhe ashtu paraqitjet dhe formën e tyre e ndjekim vazhdimisht dhe pjesë e tyre janë edhe në listën e përfaqësueses A. Në përfaqësuesen tonë kemi kyçur 9-të futbollistë të gjeneratës 96-97, futbollistë të cilët do të mund të jenë pjesë e gjeneratës së re të përfaqësueses së shpresave në ciklin e ri të kualifikimeve dhe sinqerisht shpresoj se do të na bindin në kualitetin e tyre”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 Bllagoja Milevski. 



   
   
Reprezentacioni A