U 19: Dy ndeshje kontrolluese kundër Bullgarisë

Publikuar më 27 Август, 2014 Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses së Bullgarisë.

Ndeshjet do të luhen më 2 dhe 4 shtator në terenet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ në Shkup. Fillimi i ndeshjes së parë është caktuar në orën 16:30, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet në orën 11:00.

Seleksionuesi Mario Vujoviq për këta dy ndeshje me Bullgarinë ka ftuar këta futbollistë:

Dushan Gjorgjev, Filip Iliq, Filip Stojanovski, Aleksa Amanoviq, Sllobodan Bocevski, Goran Terziev, Igor Perçinkov, Stefan Kostov, Konstantin Çesmexhiev, Todor Nikollovski, Sabahudin Allomeroviq, Tihomir Kostadinov, Rexhep Kurt, Taulant Sulejmanov, Petar Petkovski, Valentin Koçovski, Remzi Selmani, Adrian Çavolli dhe Stefan Mishev.

Grumbullimi i reprezentuesve për dy ndeshjet me Bullgarinë do të jetë më 1 shtator në orën 9:00 në Shtëpinë e Futbollit. Këta dy ndeshje paraqesin përgatitje për ciklin kualifikues të muajit tetor. Maqedonia është vendas i grupit kualifikues për këtë kategori. Turneun që e organizojmë ne do të zhvillohet prej 7 deri më 15 tetor të këtij viti. Maqedonia është në grup me Francën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Lihtenshtajnin.



   
   
Reprezentacioni A