U 18: Maqedonia mundet nga Çekia në turneun ndërkombëtar Slovakia Cup

Publikuar më 28 Април, 2016 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë ka humbur me rezultat 2:1 nga Çekia në ndeshjen e tretë të turneut ndërkombëtar ‘Slovakia Cup’.

Maqedonia zhvilloi ndeshje të mirë duke humbur shumë mundësi të mira shënimi, duke treguar edhe një herë mangësi në efikasitet ku mungonte koncentrimi. Në mundësi të shkëqlyeshme për të shënuar u gjetën Elif Elmas dhe Milan Risotvski, mirëpo nuk patën fat të realizojnë.

Çekia avansoi 1:0 shumë herët, që në minutën e 10-të të takimit. Të përzgjedhurit e Jeton Nesimit deri në fund të pjesës së parë kontrolluan lojën, mirëpo pa efekt drejt portës kundërshtare. Në minutën e 47-të gol i ri në portën e Maqedonisë, për epërsi 2:0 të çekëve. Golin e nderit për Maqedoninë e shënoi Elif Elmaz me goditje nga pika e bardhë në minutën e 80-të.

ÇEKI – MAQEDONI 2:1 (1:0)

MAQEDONIA: Riste Jankov, Todor Todorovski, Agon Hani, Nehar Sadiki, Esmin Liçina, Alban Sulejmani, Davor Zdravkovski, Antonio Mitrev, Shefit Shefiti, Elif Elmaz, Mario Krstovski;

Seleksionues: Jeton Nesimi.

Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë nesër do të luajë kundër Ukrainës në luftën për pozitën e 5-të në kuadër të turneut ‘Slovakia Cup’. 



   
   
Reprezentacioni A