U 18: Fitore edhe në kontrollën e dytë me Azerbajxhanin

Publikuar më 03 Јуни, 2016 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë ka shënuar fitore 2:1 përballë Azerbajxhanit në ndeshjen e dytë kontrolluese të zhvilluar ndërmjet dy përfaqësueseve në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.

Kundërshtari më mirë hapi ndeshjen dhe shumë herët, që në minutën e 9-të avansoi 1:0. Farid Nabijev shkëlqyeshëm shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes tonë dhe shënoi për epërsi të përfaqësueses së tij. Në vazhdim të ndeshjes futbollistët tanë të ri konsoliduan rradhët dhe luajtën më mirë. Në mundësi të mira për të barazuar u gjetën Emil Abaz dhe Milan Ristovski. Në minutën e 39-të të përzgjedhurit e seleksionuesit Jeton Nesimi më në fund thyen rezistencën e kundërshtarit të papërshtatshëm. Më i miri në formacionin tonë, Emil Abaz mposhti portierin kundërshtar për rezultat 1:1. Deri në fund të 45 minutave të para, Elif Elmas nuk shfrytëzoi mundësi të shkëlqyeshme, kur goditja e tij me kokë u ndal në traversën e portës kundërshtare.

Në fillim të pjesës së dytë gol i shpejtë për përfaqësuesen U 18 të Maqedonisë. Ishte minuta e 52-të kur Emil Abaz harkoi nga një pozitë e rivënies këndore të shkurtuar, ndërsa Elif Elmas godet me kokë, kësaj rradhe preciz për epërsi 2:1.

Deri në fund të ndeshjes kemi parë disa mundësi të mira nga të dyja palët. Në dhjetë minutat e fundit portieri jonë Riste Jankov u ndëshkua direkt me karton të kuq, pasi ndali një futbollist kundërshtar. Megjithatë epërsinë me një futbollist më shumë Azerbajxhani nuk arriti ta shfrytëzojë. Në fund, Maqedoni-Azerbajxhan 2:1.

PËRFAQËSUESET U 18 – NDESHJE KONTROLLUESE

MAQEDONI – AZERBAJXHAN 2:1 (1:1)

(0:1Farid Nabijev 9`; 1:1 Emil Abaz 39`; 2:1 Elif Elmas 52`)

MAQEDONIA: 1. Risto Jankov, 5. Nehar Sadiki, 7. Emil Abaz (Mario Krstovski), 8. Elif Elmas, 9. Milan Ristovski (Darko Dodevski), 10. Davor Zdravkovski, 13. Vane Jovanov (Viktor Stojkovski), 14. Filip Mihailov (Alban Sulejmani), 15. Agon Hani (Mihail Manevski), 16. Antonio Mitrev (Esmin Liçina), 17. Shefit Shefiti;

Seleksionues: Jeton Nesimi



   
   
Reprezentacioni A