U-16: Përfaqësuesja e Maqedonisë mundet në Qipro

Publikuar më 18 Август, 2015 Lajme, Deri më 17 vjet

Përfaqësuesja e U 16 e Maqedonisë humbi 3:2 në ndeshjen kontrolluese me Qipron.

Golashënues për përfaqësuesen e shpresave të Maqedonisë ishin Jani Atanasov në minutën e 45-të që shënoi nga gjuajtja e lirë dhe Dimitar Mitrovski i cili në minutën e 77-të shënoi gol të mrekullueshëm nga distanca.

Maqedonia zhvilloi ndeshje kualitative, me mjaft raste të mira për të shënuar edhe ndonjë gol. Gjithsesi, me gol nga penaltia në kohën shtesë, përfaqësuesja e Qipros arriti të fitojë takimin.

MAQEDONIA: Hristijan Stevkovski, Andrej Kirovski, Antonio Mitrev, Mihail Manevski, Todor Todorovski, Elif Elmaz, Jani Atanasov, Dimitri Gorgovski, Dimitar Mitrovski, Boban Zdravevski, Kristijan Trpanovski.



   
   
Reprezentacioni A