Turneu përfundimtar në Ligat e Fëmijëve 2015/2016

Publikuar më 20 Мај, 2016 Ligat e Fëmijëve


Ju informojmë se më 22 dhe 24.05.2016 në terent e qendrës stërvitore të FFM-së do të zhvillohet turneu përfundimtar i Ligave të Fëmijëve të FFM-së për sezonin garues 2015/2016.Në të njëjtin do të marrin pjesës 48 ekipe të cilat do të jenë të ndara në 6-të kategori të ndryshme sipas moshës-gjenerata e futbollistëve të lindur në vitet 2002, 2003, 2004, 2005, 2006 dhe 2007. Në secilën prej këtyre gjeneratave do të garojnë nga 8 ekipe kun ë ditën e hapjes do të luhen ndeshjet eliminatore dhe gjysmëfinalet, ndërsa të martën 24.05.2016 janë paraparë të luhet finalet dhe ndeshjet për vendet e treta.

Më 22.05.2016 është paraparë hapja zyrtare e turneut. Aktivitetet do të zhvillohen sipas orarit që pason:

E dielë 22.05.2016

Deri ora 10:00 -  Arritja dhe pritja e ekipeve

Deri ora 10:20 – Vendosja e ekipeve

Deri ora 10:30 – Ceremonia e hapjes zyrtare

Deri ora 11:00 – Ndeshjet eliminatore

Deri ora 21:00 – Fund i ndeshjeve në grupe dhe përcjellja e ekipeve

E martë 24.05.2016

Deri ora 09:30 – Arritja e ekipeve

        ora10:30 – Ndeshje për vendet e treta

        ora 11:30 – Ndeshjet finale

         ora 13:00 – Shpallja e fituesve dhe ndarja e çmimeve

Në lidhëse keni orarin e ndeshjeve:

Распоред на натпревари Детски Лиги.pdf 

FFM përcjell ftesë të hapur për pjesëmarrje deri te të gjithë të interesuarit dhe mediumet për të vizituar këtë ngjarje.



   
   
Reprezentacioni A