Turneu final i Ligës së Fëmijëve 2022/23

Publikuar më 25 Мај, 2023 Lajme, Ligat e Fëmijëve


Në periudhën nga 26 deri më 28 maj në qendrën stërvitore të FFM-së “Petar Milloshevski” do të luhen ndeshjet e turneut final të Ligës së Fëmijëve për sezonin 2022/23.

Duke filluar nga nesër në ora 13:00 dhe duke përfunduar të dielën në orën 13:30 në qendrën stërvitore të FFM-së, do të marrin pjesë 96 ekipet më të suksesshme nga e gjithë Maqedonia, të ndara në 6 kategori  (2010 - 2015).

Ky është fundi i edicionit të sivjetshëm të Ligës së Fëmijëve ku patëm pjesëmarrjen 575 skuadrave me më shumë se 8500 futbollistë të rinj të cilët patën mundësinë të garojnë çdo javë brenda rajoneve të tyre.

Pjesëmarrësve ju urojmë fat dhe suksese në garat e ardhshme dhe të kalojnë në frymën e "fer plejit" dhe në të njëjtën kohë ju bëjmë një ftesë të hapur të gjithë të interesuarve për të ndjekur ndeshjet finale të fëmijëve.

Më poshtë mund ta shihni orarin për turnetë finale.

ФФМ Детска лига - Финален турнир 2023.pdf




   
   
Reprezentacioni A