Turneu 4 kombet: Maqedoni-Estoni direkt online

Publikuar më 05 Јануари, 2015 Fustsall


Përfaqësuesja A e futsallit të Maqedonisë sot në orën 17:00 përballet me Estoninë në ndeshjen e dytë të turneut që zhvillohet në qytetin polonez, Tihi. Në ndeshjen e parë kundër Moldavisë, Maqedonia luajti baraz 3:3. Seleksionuesi i Maqedonisë, Vasko Skenderovski beson se ekipi i tij do të dëshmojë kualitetin e vërtetë në ndeshjen kundër Estonisë ku kërkohet fitore.

“Pas ndeshjes së djeshme të dobët kundër Moldavisë, posaçërisht në pjesën e parë, pres që sot të tregojmë fytyrën e vërtetë dhe kualitetin e lojës tonë. Edhe pse Estonia është realisht kundërshtar më i dobët se ne, pres ndeshje të mirë dhe interesante. Do të kenë shans për të luajtur të gjithë futbollistët, pasi qëllimi ynë është të provojmë disa variante taktike të cilat shpresoj të jenë në dobi. Kjo ndeshje do të jetë vetëm nxemje para duelit me përfaqësuesen vendase të Polonisë dhe pres që me fitore të hyjmë në finale dhe të vazhdojmë serinë pas humbje”, deklaroi Skenderovski.

Ndeshjen e sotme mund ta ndiqni në transmetim direkt në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=0nqg7B202-U



   
   
Reprezentacioni A