Turne kualifikues në Shkup për futbollistë deri në 19 vjeç

Publikuar më 12 Март, 2024 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja e  Maqedonisë deri në moshën 19 vjeç, në periudhën nga data 20 deri me 26 mars, do të jetë nikoqir i turneut kualifikues në kuadër të raundit Elitar për kualifikim në Kampionatin Evropian, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Ilrlandën e Veriut nga data 15 deri më 25 korrik. 

Ndeshjet nga raundi Elitar i kualifikimeve do të luhen në Shkup, në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” dhe në stadiumin “Makedonia Gj.P”.

Futbollistët tanë të rinj bëjnë pjesë në grupin 7, së bashku me përfaqësueset e Zvicrës, Ukrainës dhe Letonisë.

Në kuadër të xhiros së parë të mini turneut kualifikues, të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski më 20 mars në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” do të përballen me Ukrainën. Në ndeshjen e dytë në stadiumin e Makedonija GJ.P, luajnë Zvicra dhe Letonia.  

Më 23 mars, Maqedonia forcat do ti masë me Zvicrën. Ndeshja do të luhet në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski”, ndërsa në Gjorçe në ndeshjen e dytë do të luajnë Ukraina dhe Letonia.

Ndeshjet e xhiros së tretë në program janë me datë 26 mars. Maqedonia luan me Letoninë (qendra stërvitore Petar Miloshevski), ndërsa Ukraina me Zvicrën (stadiumi i Makedonija Gj.P).

Të gjitha ndeshjet do të luhen me fillim nga ora 14:00. Fituesi në grupin 7 të turneut kualifikues në Shkup do të jetë luaj në Kampionatin Evropian 2025 në Irlandën e Veriut.

Seleksionuesi i përfaqësueses së të rinjëve të Maqedonisë, Toni Jakimovski, ka vendosur që për kualifikimet e ardhshme në në kuadër të raundit elitarë, të ftojë futbollistët në vijim: 


PORTIERË: 

Ljupçe Xhekov - Sileks 

Petar Jakimov - Bellasica 

David Stojanoviq - Makedonija GJ.P. 

MBROJTJA: 

Anes Meliqi - Shkëndija 

Andrej Velkov - AP Brera 

Andrej Arizankovski - AP Brera 

Daniel Markovski - Helsinborg (Suedi) 

Gjorgje Xhekov - Sileksi 

Marko Stojilevski - AP Brera 

MESFUSHA:

Valon Aliji - Union Berlin (Gjermani) 

Zani Nazifi - Besa Dobërdoll 

Muhamed Elmas - Gostivar 

Martin Gjorgijevski - AP Brera 

Teodor Nikollovski - Rabotniçki 

Lorik Kaba Jakupi - Shkëndija 

Lorik Muhtari - Eichede (Gjermani) 

Amir Nuhija - KF Arsimi 

Dimitar Danev - Rabotniçki 

Adrian Zendelovski - Skovde AIK (Suedi) 

SULMUES: 

Hakija Canovski - Seng Gallen (Zvicër) 

Nikolla Veliçkovski - Makedonija GJ.P 


Raundi elitar i kualifikimeve, turneu në Shkup 20 - 26 mars;

Kombëtaret deri në 19 vjeç;

Grupi 7:

ZVICRA 

UKRAINA

MAQEDONIA

LETONIA



   
   
Reprezentacioni A