Trofeu i Super Kupës së UEFA-së pjesë e ngjarjes Olimpiada e veçantë e Maqedonisë me mbështetje të FFM-së

Publikuar më 27 Мај, 2017 Lajme, UEFA Super Cup


Olimpiada e Veçantë e Maqedonisë me mbështetje të FFM-së shënon fillimin e Javës Evropiane të futbollit, iniciativë që daton ga viti 2000, ndërsa në të cilën sot janë të kyçura 50-të vende.

Në këtë ngjarje marrin pjesë 120 atletë nga 4 divizione të cilët në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Olimpiadës së Veçantë të Maqedonisë ushtrojnë futboll në qendrat dhe shkollat e tyre.

Ngjarjen e hapi Ana Zafirova, anëtare e Këshillit Drejtues të Olimpiadës së Veçantë të Maqedonisë, ndërsa në epër të Federatës së futbollit të Maqedonisë atletët i përshëndeti drejtori i përfaqësueses së Maqedonisë, legjenda e futbollit të Maqedonisë, Sasha Qiriq.

“Gëzohem shumë që ju shoh në Shtëpinë e futbollit. Më paraqet kënaqësi e veçantë t’ju dëshiroj mirëseardhje dhe jam i lumtur që në emër të Federatës së futbollit të Maqedonisë mund t’ua hap dyert e qendrës tonë stërvitore për të shënuar Javën Evropiane të futbollit.

Futbolli është lojë për gjithë ne dhe është lojë e cila me vlerat e veta për korektësi dhe respekt i kyç të gjithë.

Do të dëshironim të shfrytëzojmë këtë mundësi ta ndajmë gëzimin tonë, kënaqësinë dhe krenarinë që Super Kupa e UEFA-së, një prej tre ndeshjet më të mëdha të futbollit evropian do të zhvillohet në Shkup.

Trofeu i Super Kupës është në Shkup, si paralajmërim për magjinë që do të ndodh më 8 gusht. Jemi të lumtur që kemi mundësinë t’ju sigurojmë një kujtesë të përhershme përmes fotografive që do të bëhen me trofeun e madh evropian.

Le të na bashkojë gëzimi që sjell futbolli!

Kënaquni në ndeshjet e sotme, për mua të gjithë jeni fitues”, u shpreh para të pranishmëve Sasha Qiriq.

Ngjarjen zyrtarisht e hapi kapiteni i përfaqësueses së futbollit të Olimpiadës së Veçantë të Maqedonisë, Gjoko Surlovski, me betimin e Olimpiadës së Veçantë. 




   
   
Reprezentacioni A