Trofeu i Super Kupës arriti në Shkup. Turi me trofeun do të fillojë me më të rinjtë. Bashkohuni me ne

Publikuar më 16 Март, 2017 Lajme, UEFA Super Cup


Më 8 gusht 2017 Shkupi do të jetë vendas i një ngjarje gjigante të futbollit, SUPER KUPA E UEFA-së. Ndeshje në të cilën në kryeqendrën tonë do të përballen dy ekipet më të mira në Evropë, ndërsa do t’i presim të gjithë në Maqedoni.

Ekspozimi i trofeut të UEFA SUPER KUPËS është mundësi unike për opinionin e Maqedonisë për tu ndalur pranë trofeut dhe të personalizohet me një fotografi trofeu i madh i SUPER KUPËS së UEFA-së. Fuqia yjore e trofeut të SUPER KUPËS SË UEFA-së besojmë do të tërheqë vëmendjen e dashamirëve të futbollit dhe opinionit në përgjithësi, ku do që të ekspozohet trofeu i madh, prej qendrave të qyteteteve deri te qendrat më të mëdha tregëtare.

Xhiroja që do të bëjë trofeu i SUPER KUPËS SË UEFA-së është mundësi, SUPER KUPA SHKUPI 2017 të arrijë në zmerat e një numri të madh të banorëve të Maqedonisë dhe të krijojmë atmosferë festive në teritorin e gjithë vendit.

“Qytetarët e rinjë dhe të ritur të vendt tonë do të kenë mundësi të kënaqen në këtë aventurë unike. Gjithë maqedonasit do të jenë pjesë e zemrës së ngjarjes përmes ekspozitës së trofeut të SUPER KUPËS SË UEFA-së”, shprehet Ilço Gjorgjioski, presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Fillimisht, trofeu i SUPER KUPËS SË UEFA-së do të prezantohet në ngjarjen Grassroot nën organizim të FFM-së, gjegjësisht në fillim të gjysmësezonit pranveror në Ligën e FFM-së për fëmijë.

Më 18 mars 2017 prej ora 09:00 deri 18:00 të gjithë janë të ftuar në organizimin para “Shtëpisë së fudbollit”.

Trofeu do të ekspozohet special për vizitorët, ndërsa është angazhuar fotograf zyrtar që do të fotografojë dashamirët e futbollit, fëmijtë dhe ekipet pjesëmarrëse ne Ligën e FFM-së për fëmijë.

SUPER KUPA e Evropës tani është e jona.

Ta shijojmë!



   
   
Reprezentacioni A