Toni Jakimovski publikoi listën e Maqedonisë U17 për turneun në Republikën e Irlandës

Publikuar më 01 Октомври, 2021 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë sot i ka filluar përgatitjet për turneun eliminatorë për kualifikim në fazën elite për Kampionat Europian.

Turneu do të zhvillohet në Republikën e Irlandës në periudhën nga 7 deri më 13 tetor, ndërsa përkrahë përfaqësueses tonë do të marrin pjesë edhe nikoqiri Republika e Irlandës, Polonia dhe Andora.

Ndeshjen e parë të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski do ta luajnë kundër Polonisë me 7 tetor, tre ditë më vonë përballemi me Republikën e Irlandës. Ndeshjen e fundit e luajmë me Andorën me 13 tetor.

Seleksionuesi Toni Jakimovski për turneun eliminatorë ka bërë ftesë për këto futbollistë:

Portierë: Samoil Talevski (Akademia Pandev), David Stojanoviq (Makedonija GJ.P.), Diel Doku (Nju Stars);

Mbrojtës: Simeon Zdravkovski (Vardar), Daniel Markovski (Helsneborg, Suedi), Andrej Arizankovski (Pobeda), Marko Stojilevski (Vardar), Anes Maliqi (Shkëndija), Hadis Tairi (Nju Stars), Matej Janevski (Rabotniçki);

Mesfushorë: Amir Nuhija (Shkëndija), Martin Gjorgjievski (Akademia Pandev), Adrian Zendelovski (Malmo, Suedia), Muhamed Elmas (Rabotniçki), Kire Stojanov (Akademia Pandev), Zona Nazifi (Shkëndija), Omerfaruk Sulejman (Shkupi), Azis Jamini (Renova), Stefan Todorovski (Nju Stars);

Sulmues: Nikolla Manojlov (Rabotniçki), Lein Tairi (Shallke, Gjermani);

Toni Jakimovski – seleksionues i përfaqësueses U17 të Maqedonisë:

“Ndeshjet kontrolluese dhe turnetë e fundit na ndihmuan shumë ta përmirësojmë lojën tonë dhe ta ngritim vetëbesimin. Në Republikën e Irlandës na presin ndeshje të vështira, luajmë kundër përfaqësueseve të forta. Besojmë në mundësitë tona, mundemi të luftojmë ndaj secilit në grupin tonë. Ndeshja e parë me Poloninë do të jetë kyçe për ne, e dimë si ta luajmë kundër tyre, kemi marrë fitore në përballjen e fundit me ta. Një problem i vogël është mungesa e sulmuesit Aleks Mitrov, pasi i njejti nuk arriti të merr leje nga Jong Bojsi. Në vendin e tij është ftuar Lein Tairi nga skuadra gjermane, Shallke. Posedojmë kualitet dhe atë duam ta tregojmë në këto ndeshje”.




   
   
Reprezentacioni A