Takim pune me klubet për licencim për pjesëmarrje në garat e UEFA

Publikuar më 29 Јануари, 2019 Lajme


Më 29 janar 2019 në hotelin Hilton në Shkup, departamenti i FFM-së për licencim mbajti mbledhjen e rregullt vjetore për klubet që kanë aplikuar për tu pajisur me licencë për pjesëmarrje në garat e UEFA-së për sezonin garues 2019/20. Në këtë mbledhje pune u prezantuan ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores së FFM-së për licencim të klubeve për pjesëarrje në garat nën organizim të UEFA-së, si dhe kriteret përkatëse dhe afatet për dorëzimin e dokumentacionit për të përmbushur kushtet për marrjen e licencës së UEFA-së.

Në seminar të pranishëm ishin sekretarët e përgjithshëm dhe përfaqësues të gjithë 10-të klubeve anëtare të Ligës së Parë të Maqedonisë të cilët deri në fund të sezonit do të mundohen të sigurojnë një prej katër vendeve që klubet nga Maqedonia i kanë të rezervuara në garat e UEFA-së, prej të cilëve një në eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe tre në eliminatoret e Liga Evropës.



   
   
Reprezentacioni A