Stole Dimitrievski rezulton pozitiv në COVID-19 dhe mungon në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ftesë për Bogatinov

Publikuar më 01 Септември, 2020 Lajme, Lajme


Portieri i përfaqësueses A të Maqedonisë, Stole Dimitrievski rezulton pozitiv në COVID-19 dhe nuk do të udhëtojë drejt Shkupit për tu bashkuar me ekipin përfaqësues të Maqedonisë për sfidat me Armeninë dhe Gjeorgjinë. 

Gjatë ditës së djeshme, para fluturimit për në Ohër, portieri i përfaqësueses ka mësuar rezultatet e testimit të cilat për fat të keq kanë treguar praninë e virusit COVID-19. 

Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski me këtë rast ka reaguar për të plotësuar pozitën e ngelur zbrazur, duke dërguar ftesë për Martin Bogatinovin nga rradhët e Etnikos Ahna-s. 

Gjithashtu, për shkak të dëmtimit në muskulin e përparmë të këmbës (Qudriceps), përgatitjet e përfaqësueses A i mbyll para kohe Daniel Avramovski, i cili edhe para grumbullimit ishte në dyshim. Serioziteti i lëndimit është arsye që futbollisti i Kajserisportit të Turqisë të mos jetë në kombinim për ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Armenisë dhe Gjeorgjisë. 



   
   
Reprezentacioni A