Stanojkoviq: Besoj në ekipin. Qiriq: Krijojmë gjeneratë të re

Publikuar më 11 Август, 2014 Lajme, Deri më 21 vjet

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë sot kishte grumbullimin e parë para ndeshjes kualifikuese kundër Izraelit, që do të zhvillohet të mërkurën në orën 20:00 në stadiumin kombëtar ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.

Në kuadër të takimit me gazetarë, ushtruesi i detyrës së seleksionuesit, Vujadin Stanojkoviq informoi për mënyrën se si do të përgatitet përfaqësuesja e shpresave, për pritjet dhe ambiciet nga ndeshja kundër një prej kundërshtarëve më të fortë në gurpin tonë kualifikues të eliminatoreve për Kampionatin Evropian të vitit 2015.

“Për mua është nder i madh që mu dha besimi të jem një prej drejtuesve të përfaqësueses së shpresave. E dij se ky është një grup i futbollistëve dhe nëse hyjmë me përkushtim në impelementimin e obligimeve do të arrijmë të bëjmë punë pozitive. Si punëtorë të futbollit kemi për qëllim që të jemi optimistë para secilës ndeshje. Izraeli është kombëtare e fortë, rezultatet që ka arrit në grupin tonë flasin për ta, mirëpo patjetër të tentojmë edhe në të imponojmë të menduarit pozitiv. Dy ndeshjet e fundit të këtyre kualifikimeve do të na japing pasqyrë për futbollistët të cilët mundet seriozisht të imponohen për ciklin e ardhshëm kualifikues. Pres që të përmbahen në detyrat që do miremi vesh, t’i realizojmë përgatitjet në një nivel të lartë dhe të dalim të përgatitur për ndeshjen me Izraelin. Besoj në ekipin edhe pse përballemi me problem për shkak të mungesës të disa futbollistëve”, deklaroi ushtruesi i detyrës së seleksionuesit të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq.

Futbollisti i ri i Zrvena Zvezdës, Daniel Avramovski deklaroi se ndryshimet në ekip mund të sjellin punë pozitive, ndërsa shpreson në lojë të mirë dhe mbështetje për përfaqësuesen e shpresave.

“Pres lojë të mirë. Punojmë me trajner të ri dhe detyra jonë është të respektojmë kërkesat dhe detyrat e vendosura nga stafi teknik. Izraeli është kombëtare e fortë, mirëpo mednoj se do të tregohemi në nivel. Edhe për ne është me rëndësi të dalim me rezultat pozitiv”, deklaroi Daniel Avramovski.

Në takimin me gazetar foli edhe menaxheri teknik i përfaqësueses U 21, Sasha Qiriq.

“Kam bashkëpunim të shkëlqyeshëm me FFM-në, e cila tani më mer edhe dimension zyrtar dhe shpresoj që së bashku do të ndihmojmë në zhvillimin e futbollit të Maqedonisë. Puna ime kryesore është që të jem lidhja ndërmjet anëtarëve të përfaqësueses, stafit teknik dhe federatës. Do t’i ndjekim, skautojmë dhe kontakotojmë futbollistët të cilët ose tani më janë brenda kombëtares, ose kanë potencial të jenë pjesë e jona. Shpresoj që edhe shorti për ciklin e ardhshëm kualifikues të jetë i favorshëm për ne dhe me pak fat të gëzohemi në rezultate pozitive. Nga e mërkura fillojmë më ndërtimin e një gjenerate të re”, deklaroi Sasha Qiriq.

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë sot në orën 20:00 do të ushtrojë në terenet e kompleksit ‘Shtëpia e futbollit’, nesër prej orën 20:00 shpresat do të stërviten në stadiumin kombëtar ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, ndërsa në të njëjtën kohë të mërkurën zhvillohet takimi kualifikues me Izraelin.

 



   
   
Reprezentacioni A