Spanja fitoi vendin e parë në turneun e futsallit në Shkup

Publikuar më 29 Октомври, 2014 Fustsall

Favoriti i madh Spanja zuri vendin e parë në turneun ndërkombëtar të futsallit të cilin e organizoi Federata e Futbollit të Maqedonisë në palestrën sportive ‘Boris Trajkovski’ në Shkup.

Disa herë kampionia e Evropës dhe botës në finale mundi Maqedoninë me rezultatin 6:1. Përfaqësuesja mysafire golin e parë e shënoi në mesin e fraksionit të parë, pasi në 10-të minutat e para të ndeshjes portieri i Maqedonisë Ilço Udovaliev kishte seri të pritjeve të shkëlqyeshme. Adolfo Diaz shënoi golin e epërsisë për Spanjën, ndërsa Mario Plaza vetëm një minutë para fundit të pjesës së parë realizoi në portën tonë duke dyfishuar rezultatin.

Në minutën e parë të pjesës të dytë Maqedonia shënoi gol për 2:1, pasi Gligorov egzekutoi rivënie nga këndi, ndërsa Himenez devioi topin që përfundoi në rrjetë të Spanjës. Deri në fund të ndeshjes, gjashtë herë kampionët e Evropës realizuan edhe 4 gola me anë të Himenezit, Raul Painos, Vapas, ndërsa goli i fundit ishte praktikisht autogol.

Portieri i Maqedonisë, Ilço Udovaliev u shpall portieri më i mirë i turneut, Mario Plaza i Spanjës mori çmimin ‘Lojtari më i mirë i turneut’.

Në duelin për vendin e tretë. Turqia me penalti 2:1 mundi Finlandën, e cila mbrëmë u mund 5:4 nga Maqedonia.

Para fillimit të ndeshjes finale Maqedoni-Spanjë, portieri i Maqedonisë Goran Pandilov edhe zyrtarisht u përshëndet nga futbolli aktiv në fanellën e ekipi kombëtar. Goran Pandillov më shumë se një dekadë ka ruajtur portën e Maqedonisë. Presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjieski në shenjë falemenderimi për kontributin që Pandilov ka dhënë për futsallin e Maqedonisë i dorëzoi mirënjohje tani më ish-portierit të përfaqësueses së futsallit të Maqedonisë.




   
   
Reprezentacioni A