Shkupi 2018: Me krenari kujtojmë ngjarjen më të madhe sportive në Maqedoni - Super Kupën e UEFA-së

Publikuar më 08 Август, 2018 Lajme


Sot para një viti , Federata e futbollit të Maqedonisë dhe UEFA në Shkup organizuan ndeshjen e Super Kupës së UEFA-së ndërmjet gjigandëve të futbollit europian, Real Madridit dhe Mançester Junajtedit.  

Shkupi ishte vendas i ndeshjes më të madhe në historinë e vendit tonë. Në arenën nacionale "Filipi i Dytë" erdhën yjet e drejtuar nga më i miri i botës, Kristijano Ronaldo, kampionët aktual të botës, Pogba dhe Varane, më i miri i mundialit të fundit, Luka Modriq si dhe yje tjerë si Isko, Toni Kros, Bejll, Sergio Ramos, Lukaku, Matiq,.....

Në kryeqendrën tonë mysafirë zyrtarë ishin legjenda si Ser Aleks Ferguson, Ser Bobi Çarlton, Raul, Emilio Butragenjo, Zvonimir Boban, Marko Van Basten si dhe përfaqësuses më të lartë të UEFA-së dhe FIFA-s të udhëhequr nga presidentët Aleksandar Çeferin dhe Xhani Infantino. 

Tifozë nga e gjithë Europa shijuan ndeshjen e dy gjigandëve të futbollit europian, ku në fund fitorja ishte për Real Madridin që triumfoi me shifrat 2:1.

UEFA me shumë komplimente falënderoi  FFM-në për organizimin perfekt, duke e quajtur këtë ngjarje si - Super Kupa më mirë e organizuar në histori. 




   
   
Reprezentacioni A