Shitja e biletave për tifozët tanë për ndeshjen Angli - Maqedoni

Publikuar më 05 Мај, 2023 Biletat, Lajme, Lajme


Biletat për tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë për ndeshjen Angli – Maqedoni që do të luhet më 19 qershor 2023 në stadiumin Old Trafford të Mançesterit do të dalin në shitje me 10 maj në orën 10:00.

Biletat, të cilat do të kushtojnë 30 dhe 40 paund, mund të blihen direkt nga federata angleze në këtë link.

Biletat për personat me aftësi të kufizuar mund të porositen në numrin e telefonit: 0800 093 0824

Tifozëve të përfaqësueses së Maqedonisë, të cilët janë banorë të Mbretërisë së Bashkuar, pas blerjes, biletat do t'u dërgohen në adresën e shtëpisë. Tifozëve të tjerë që blejnë biletën për ndeshjen do të marrin një kupon elektronik të cilin do ta ndërrojnë me biletë ditën e ndeshjes afër stadiumit. 

Disa rregulla të rëndësishme për vizitorët në stadiumin Old Trafford:

Stadiumi Old Trafford ka një politikë kufizuese të çantave personale. Ju mund të shihni detajet këtu.

Stadiumi Old Trafford funksionon pa këmbim parash. Asnjë nga dyqanet nuk pranonjë para për pagesë, do të duhet të keni një kartë pagese.

Fëmijët nën 14 vjeç duhet të shoqërohen nga një i rritur.




   
   
Reprezentacioni A