Projekt i FFM – Futboll nëpër shkolla

Publikuar më 17 Март, 2022 Lajme, Ligat e Fëmijëve


Federata e Futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me FSSHM (Federata e sportit shkollor në Maqedoni), filloi me realizimin e projektit për futboll shkollor nëpër disa shkolla fillore në Maqedoni.

Në projektin “Futbolli në shkolla” marrin pjesë të gjithë fëmijët nga shkollat ​​e përfshira që duan të ushtrojnë futboll, por nuk kanë kushte të përshtatshme.

Projekti i futbollit shkollor parasheh përfshirjen aktive të 76 shkollave fillore nga mbarë Maqedonia, me pjesëmarrjen e afro 5000 fëmijëve nga klasa e dytë deri në të pestën, prej të cilëve së paku 1000 janë vajza.

Qëllimi i këtij projekti shkollor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me FSSHM është përfshirja dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i më të rinjve, zhvillimi i tyre personal, si dhe respektimi i vlerave themelore në jetë. Një nga gjërat e rëndësishme të theksuara në projektin e futbollit shkollor është zhvillimi i futbollit të të rinjve për femra, dhe sigurisht tërheqja e fëmijëve të përfshirë që të vazhdojnë të stërviten rregullisht me futboll në klubet e futbollit.

Me atë rast në hotelin Romantic në Veles u mbajt seminari me temë: Futbolli në shkollë për vajza. Bartës dhe organizator i projektit është Federata e Futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me Federatën e Sporteve Shkollore të Maqedonisë.

Projekti përfshin 24 shkolla fillore, gjithsej 450 vajza nga klasa 4/5 dhe trajnere nga klubet e futbollit të femrave në vend. Në seminar morën pjesë mësues dhe trajnerë nga klubet. Fjalën hyrëse  e kishte nënkryetari i FFM-së, Llazar Rakixhiev dhe prof. Aleksandar Tufekçievski, kryetar i FSSHM. Ligjërues në seminar ishin Bojan Markovski, përfaqësues i FFM-së dhe prof. Zoran Nakov nga FSSHM, persona përgjegjës për realizimin e projektit. Gjithsej 150 topa të futbollit të FFM-së iu dhanë të gjitha shkollave të përfshira në projekt.

Krahas këtij projekti të dedikuar për vajza, më 4 mars në ambientet e FFM-së u promovua programi i aktiviteteve për zhvillimin e futbollit shkollor në tridhjetë qytete të vendit.

Më poshtë është një fotogaleri e disa shkollave në të gjithë vendin që pritën ngjarjet e para sportive.

Shkolla fillore “Krume Kepeski” – Shkup, mësuesese Monika Janeviq.

Shkolla fillore “Marko Cepenkov” – Shkup, mësimdhënës Ljupço Rafevski dhe Aleksandar Mircevski.

Shkolla fillore “Zhivko Brajkovski” – Butel, mësues Muamer Abdullah.




   
   
Reprezentacioni A