Press para ndeshjes me Austrinë

Publikuar më 09 Јуни, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen e rradhës me Austrinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian të vitit 2020. Përfaqësuesja më e mrië e vendit sonte në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në orën 19:15 do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore, ndërsa në takimin me media folën seleksionuesi Igor Angellovski dhe sulmuesi, Ilija Nestorovski.

Seleksionuesi Angellovski potencoi se Elif Elmas për shkak të lëndimit të kyçit të këmbës mbetet në dyshim për sfidën me Austrinë, ndërkohë gjithë lojtarët tjerë (përveç Visar Musliut të pezulluar me të kuq) janë në kombinim për sfidën e nesërme që do të luhet në arenën nacionale “Todor Proeski”.

“Patjetër të vazhdojmë të insistojmë të jemi në nivel të detyrës. Ne luajmë mirë në kontuinitet, kjo nuk ndodhi vetëm kundër Polonisë, por edhe me Slloveninë dhe Letoninë. Për fat të keq kjo nuk na solli rezultat, mirëpo shpresoj se kundër Austrisë do të fitojmë pikët. Nuk kam ndërmend të heq dorë nga stili ynë ii lojës edhe në të ardhmen. Austria ka cilësitë e veta, kishim mundësi të analizojmë ndeshjen e tyre kundër Sllovenisë në të cilën fituan. Posedojnë cilësi individuale, por edhe si ekip janë mjaft të mirë. Është fundi i sezonit, por mendoj se do të qëndrojnë në stilin e tyre bundes për tu koncentruar në lojë me duele dhe shumë vrapim”, deklaroi Igor Angellovski.

“Luajmë mirë tashmë një periudhë më të gjatë, kundër secilit rival kërkojmë të shënojmë gol dhe të jemi më të mirë. Ishim mjaft të mirë me Poloninë dhe nëse shikojmë mirë flasim për një ekip shumë cilësor. Mëkat për ne që nuk nxorëm të paktën barazim. Na shënuan gol pas një prekje të thjeshtë, ndërsa ne lëshuam raste më të mira. Ajo iku dhe tash shikojmë përpara për të kërkuar sukses në vazhdim. Shpresoj kundër Austrisë të gjejmë rrjetën dhe të marrim rezultat pozitiv”, u shpreh Ilija Nestorovski.

Përballja Maqedoni-Austri luhet të hënën në Shkup me fillim në orën 20:45 minuta. 



   
   
Reprezentacioni A