Press-konferencë para ndeshjes me Anglinë

Publikuar më 18 Јуни, 2023 Lajme, Lajme


Në prag të ndeshjes së nesërme eliminatore për EURO 2024 ndërmjet Anglisë dhe Maqedonisë në “Old Trafford” të Mançesterit, seleksionuesi i përfaqësueses sonë, Bllagoja Milevski dhe kapiteni, Stefan Ristovski, iu përgjigjen pyetjeve të gazetarve në konferencën zyrtare. 


Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:


“Maqedonia ka treguar jo vetëm tani, por ka treguar për disa vite se ka cilësi dhe potencial për të qenë konkurruese në Evropë. Për të mos përmendur atë që këta djem kanë arritur ndër vite. Kjo skuadër ka potencialin të luajë një ndeshje të mirë me Anglinë, e më pas të jetë konkurruese në kualifikuese.


Më kënaq fakti që Serafimov dhe Velkovski e përfunduan stërvitjen pa asnjë problem. Shpresoj që të vihen në funksion në ndeshjen e nesërme.  Kshtui lloj ndeshje luan një herë apo ndoshta kurrë më në karrierën tuaj. Duhet të konfirmojmë atë që kemi treguar në ndeshjet e mëparshme.


Rreth Anglisë, asnjë fjalë nuk duhet humbur kot, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një individ apo një ekip të  mirë. Bëhet fjalë për një skuadër me top futbollistë, të cilët kohë më parë fituan Ligën e Kampionëve. Unë do ta vendos Anglinë në TOP-3 në Evropë dhe do të jetë një nder për ne që të luajmë një ndeshje me një rival të tillë”.


Stefan Ristovski – kapiten i përfaqësueses A të Maqedonisë:


“Është e rrallë që Maqedonia të luajë ndeshje të tilla, në stadiume të tilla. Vetë liga që zotëron Anglia është kulmi i futbollit. Është bukur të hysh në Old Trafford, nuk të duhet ndonjë motivim i veçantë, por të dalësh dhe të tregosh atë që ke. Ne jemi padyshim një skuadër e tillë, që luajmë ndeshje të mëdha dhe duam të bëjmë mrekulli. Shpresoj që gjithë nervozizmin që mbajmë nga ndeshja me Ukrainën, ta kalojmë në fushë.


Të gjithë lojtarët kanë luajtur në ndeshje dhe liga të mëdha. Ne luajmë kundër favoritit më të madh në grup, një përfaqësuese e klasit botëror. Nuk kemi nevojë për një motiv të veçantë. Do të kemi një stadium të mbushur plot dhe për të gjithë përkrahësit tanë të japim më të mirën. 



   
   
Reprezentacioni A