Press: Guximshëm dhe me motiv përballë favoritit të madh

Publikuar më 05 Октомври, 2017 Lajme, Lajme


Maqedonia nuk do të dorëzohet para kohe edhe përkundër forcës së Italisë nesër në Torino do të mundohet të luajë mirë përballë kundërshtarit me renome. Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë Igor Angellovski dhe kapiteni Goran Pandev në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes së nesërme para mediave paralajmëruan se do të mundohen maksimalisht t’i përgjigjen sfidës, me besim se do të përsëritet edhe një ndeshje në nivel të takimeve paraprake.

“Për mua është nder që si seleksionues do të drejtoj Maqedoninë kundër katër herë kampionit të botës. Respektojmë Italinë, mirëpo gjithashtu reflektojmë optimizëm dhe besim se mund të jemi konkurëntë si në ndeshjen e parë në Shkup, kësaj rradhe për të nxjerrë rezultat pozitiv. Dy vendet i lidh ikona jonë, Goran Pandev, i cili besoj nesër në mbrëmje do të jetë lider i vërtetë në ekipin tonë përfaqësues dhe do t’u shkaktojë problem italianëve”, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.

“E dimë se Italia është përfaqësuese e madhe. Ne jemi të përgatitur, në ndeshjet e fundit kemi luajtur mirë. Shpresoj se nesër do të zhvillojmë ndeshje të mirë dhe do të shohim se si do të rrjedhin gjërat. Italia është favorite, mirëpo nëse luajmë si në ndeshjen e parë në Shkup, gjithçka mund të ndodh. Jemi disa futbollistë që luajmë në Itali dhe kjo mund të jetë përparësi për ne. E di se lojtarët e defanzivës së Italisë janë të fortë, ndoshta nuk do të mund të bëjmë shumë shanse, por nëse për shembull krijojmë dy-tre mundësi duhet të jemi të koncentruar për t’i shfrytëzuar të njejtat. Do të ishte mirë të shënoj gol, të luajmë baraz dhe në fund të gjithë të jemi të luamtur”, u shpreh kapiteni Goran Pandev, i cili ashtu si që mund të pritej gjithë kohën është në qendër të vëmendjes te mediat italiane duke pasur parasysh faktin se thuajse gjithë karrierën e tij luajn në Itali, ku ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel të klubeve.

Ndeshja Itali-Maqedoni në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018” luhet të premten në “Stadio Olimpico” në Torino me fillim në orën 20:45 minuta.



   
   
Reprezentacioni A