Presidenti i FFM-së, Sejdini firmosi marrëveshjen për ndërtimin e tribunës së re në stadiumin e Ohrit

Publikuar më 10 Декември, 2019 Lajme


Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini dhe kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski zyrtarisht kanë firmosur marrëveshjen për bashkëpunim në projektin për ndërtimin e tribunës së re në stadiumin “Burimet e Bilijanës” në Ohër. 

Projekti është pjesë e aktiviteteve të FFM-së për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në komunat e Maqedonisë me mbështetje të UEFA-së dhe programës për zhvillim. 

Rikonstruimi dhe ndërtimi i tribunave në dy stadiume të vendit, në Çair të Shkupit dhe “Burimet e Bilijanës” në Ohër, si dhe vendosja e terrenit të ri me sistem më të ri dhe modern për ujitje dhe kullim në stadiumin “Goce Dellçev” në Prilep janë projektet më të mëdha infrastrukturore që për momentin FFM i realizon bashkë me tre komunat e lartëpërmendura.  

Sipas projektit për stadiumin në Ohër është paraparë tribuna të ketë kapacitet prej 1480 ulëseve, prej të cilave në pjesën qendrore do të jete zona VIP, ndërsa është paraparë të ndërtohet edhe kabinë për komentim të ndeshjeve dhe hapsira për kamerat televizive. Në pjesën e poshtme të tribunës janë paraparë hapsirat administrative, zhveshtoret, hapsirat për personat zyrtarë, dhoma për doping-kontroll dhe ekipin mjekësorë, si dhe hapsirat tjera shoqëruese të nevojshme sipas standardeve të UEFA-së. 

“Infrastruktura është ajo që mbetet si investim afatgjatë, besoj se këtë mënyrë të të menduarit dhe vepruarit në kuptim të vërtetë e pranojnë gjithë ata që janë të kyçur në këtë punë. Falemenderim deri te administrata e komunës së Ohrit dhe kryetari Konstantin Georgievski për besimin dhe mbështetjen në këtë projekt dhe shpresoj se marëdheniet tona vetëm do t’i avansojmë. Sinqerisht shpresoj këtë ta realizojmë sipas marrvëshjes dhe në pajtueshmëri me principet tona dhe të UEFA-së. Qëllimi ynë i vetëm me projekte të këtij lloji është krijimi i kushteve më të mira të cilat i meritojnë ekipet, shikuesit dhe ekipet përfaqësuese”, deklaroi presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.



   
   
Reprezentacioni A