Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini realizoi takim zyrtarë me Zbignjev Bonjek, numrin një të Federatës së futbollit të Polonisë

Publikuar më 07 Јуни, 2019 Lajme


Në vigjilie të ndeshjes së sontme kualifikuese ndërmjet Maqedonisë dhe Polonisë në eliminatoret për EURO 2020 takim zyrtar kishin drejtuesit e dy federatave të përfaqësuara nga prsidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini dhe njeriu i parë i Asosiacionit të futbollit të Polonisë, Zbignjec Bonjek.

“Ne jemi krenarë që në anën tonë gjithmonë kemi mbështetjen e asosiacioneve të mëdha të futbollit, si që është rasti me Poloninë që është gjigand i futbollit botëror, si dhe presidenti i federatës polake, Zbignjev Bonjek. Është kënaqësi që kohëve të fundit me sy pozitiv shihet futbolli i Maqedonisë, ndërsa ne si kryesi gjithmonë do të jemi në promovimin e saj. Për ne është kënaqësi kur njerëz si Bonjek e vlerësojnë mundin tonë dhe me respekt e shikojnë në atë që punojmë.  Mbështetjen që po na i japin është shumë e rëndësishme për ne. Thjeshtë ne e njohim vlerën dhe rolin e futbollit dhe luftojmë së bashku që ta përmirësojmë ambientin e futbollit”, ka thënë presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini. 

Në mbledhjen e përbashkët të pranishëm ishin njerëz të njohur të futbollit në Poloni, ndërsa Federatën e Futbollit të Maqedonisë përveç presidentit Sejdini e përfaqësuan edhe zëvendës presidenti Lazar Rakixhiev, sekretari gjeneral Filip Popovski, anëtari i Bordit Drejtues në FFM, Marjan Stojkoski dhe zëvendës sekretari gjeneral, Drilon Ganiu. 



   
   
Reprezentacioni A