Pres para duelit me Poloninë

Publikuar më 12 Октомври, 2019 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angelovski dhe mbrojtësi i djathtë Stefan Ristovski në konferencën zyrtare për shtyp shpalosën pritjet për duelin e nesërm me Poloninë në kuadër të eliminatoreve për EURO 2020. 

„Mirë e dimë se me probleme të këtilla u përballëm edhe para ndeshjes me Slloveninë. Në këtë moment nuk mund të them nëse përfundimisht do të mund të llogaris në shërbimet e gjithë lojtarëve, por patjetër fillimisht të konsultohem me ekipin mjekësorë. 

“Nuk ka rëndësi kundër cilit luajmë, por për çka luajmë. Ne luajmë për diçka të madhe dhe askush nuk mund të na merr të drejtën të kërkojmë rezultat. Respekt për Poloninë, por ne do të japim maksimumin, ndërsa nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për rezultat pozitiv do të shohim.

“Mund të them se për momentin kënaqem me këta djem që japin maksimumin në secilin takim. Ja Stefani është pranë meje, e dimë në çfarë situate shëndetësore ishte, por luajti si hero kundër Sllovenisë. Ashtu ishte edhe me Pandevin në Izrael, ashtu ishte me Ademin, Alioskin dhe mos harroj ndonjërin. Jam i sigurtë se ata që do të luajnë do të japin maksimumin.

“Levandovski është lojtari më i rrezikshëm i Polonisë, më ka imprersionuar që kur luante te Borussia Dortmundi. Mirëpo mua më shumë më inspirojnë futbollistët e mij dhe ajo që ata tregojnë për momentin, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.

Një kohë të gjatë jam i lënduar dhe vërtet nuk e dija si do të sillej trupi im. Mirëpo kur pash se në Shkup atë atmosfer dhe se 20 mijë spektatorë kishte në tribuna, lash gjithçka anash.

“Maqedonia është këtu ku është.  Me apo pa vetëdije kemi ardhur në situatë të këtillë. Polonia posedon formacion shumë serioz, por në aspekt kolektiv në ndeshjen e parë sinqerisht nuk i pashë shumë larg neve. Në këtë stadium të mrekullueshëm do të luajnë mirë, por këtë pres ta bëjmë edhe ne. Jemi të vetëdijshëm, ndoshta edhe jo si ne lojtarët ashtu edhe ju mediat se jemi në situatë të kualifikohemi në Kampionat Europian. 

“Patjetër të hymë me koka të qeta dhe psiqikisht të jemi aty ku duhet të jemi. Pse mos të jetë nesër edhe një ditë historike për ne? Edhe më mirë do të ndjehemi të luajmë para një numri aq të madh të spektatorëve. Nëse duam Kampionat Eurpian, patjetër të adaptohemi në atmosferë të tillë, patjetër ajo të bëhet e zakonshme pasi në nivele të tilla ka shumë spektatorë, deklaroi Stefan Ristovski.

Ivan Triçkovski bashkë me Arian Ademin janë në pikëpyetje për ndeshjen e nesërme, pasi i pari ankohet në dhimbje të kofshës së prapme, ndërsa i dyti pësoi një goditje të rëndë në kyçin e këmbës kundër Sllovenisë. 

Ndeshja Poloni-Maqedoni luhet të dielën në Varshavë me fillim në orën 20:45 minuta.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A