Polonia nikoqire e turneut eliminator për femra U17

Publikuar më 11 Март, 2024 Lajme, Deri më 17 vjet Femra


Në periudhën prej 13 deri më 19 mars, përfaqësuesja e Maqedonisë për femra deri në 17 vjeç do të jetë pjesëmarrëse në turneun kualifikues për femra, i cili do të mbahet në Poloni.

Futbollistet e reja të Maqedonisë janë në grupin 7 në kuadër të Ligës A (rrethi i dytë) të kualifikueseve.

Kundërshtarët e përfaqësueses sonë do të jenë Polonia (mikpritëse), Danimarka dhe Skocia.

Ndeshjen e parë të turneut kualifikues e luajmë kundër mikpritësit Polonisë, me 13 mars nga ora 14:00.

Në turin e dytë do të përballemi me skuadrën daneze. Dueli është caktuar për 16 mars me fillim nga ora 14:00.

Tri ditë më vonë, në xhiron e fundit luajmë kundër Skocisë, duke filluar nga ora 14:00.

Seleksionuesja e Maqedonisë për femra deri në 17 vjeç, Katerina Mileska, vendosi të thërrasë futbollistet e mëposhtëm për eliminatoret e ardhshme:

PORTA:

Vedrana Komnenova (Skopje)

Evgenija Veljanovska (Skopje)

Mia Petrovska (Bochum, Gjermani)

MBROJTJA:

Mila Paneva (Skopje)

Andrea Kolovska (Luboten)

Mihaela Dodevska (Skopje)

Mihaela Markovska (Top Gol)

Angela Dimcova (Cevitana)

Kristina Krsteva (Skopje)

Vaska Vasileva (Tiveria)

MESFUSHA:

Nikica Trendova (Skopje)

Teona Galabovska (Tiveria)

Eva Veliçkovska (Luboten)

Jovana Karalioska (Cevitana)

Eva Koneva (Istatov)

SULMI:

Nastasia Nakova (Skopje)

Rozita Peceva (Tiveria)

Kalina Popeski (Crvena Zvezda)

Melanija Grozdanova (Skopje)

Emili Mitkovska (Reçica)

Turneu eliminator, Poloni

ORARI:

Poloni - Maqedoni 14:00 13.03.2024

Danimarkë - Maqedoni 14:00 16.03.2024

Maqedoni - Skoci 14:00 19.03.2024




   
   
Reprezentacioni A