Pjesa e parë e kursit për Liçencë A të UEFA-së

Publikuar më 30 Октомври, 2017 Lajme, Seminare


Federata e futbollit të Maqedonisë dhe Qendra për Edukim organizuan pjesën e parë të kursit për pajisje me Diplomë A të UEFA-së. I njejti u mbajt prej 24 deri më 28 tetor në qendrën sportive të hotelit “Istatov “ në Dojran të ri.

Në këtë pjesë të kursit me prezantime të tyre u shfaqën Neboja Markovski-drejtor i Qendrës për Edukim, Igor Angellovski-seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë, Zoran Stratev-drejtor teknik i FFM-së, Vujica Zhivkoviq-prodekan i Universitetit Krili dhe Metodi dhe përkthyes aktual i Qendrës për Edukim, si dhe Goran Staniq-seleksionues i përfaqësueseve të reja dhe trajner në Akademinë e FFM-së. Prezantimet praktike i realizuan Gordan Zdravkov dhe Dobrinko Ilievski- instruktorë në Qendrën për Edukim pranë FFM-së.

Në këtë kurs pjesëmarrës ishin 42 kandidatë që konkurojnë për tu pajisur me Diplomë A të UEFA-së, ndërmjet të cilëve edhe shtatë trajnere-femra që kanë mbështetje nga UEFA dhe FFM- për vazhdimin e edukimit të tyre.

Pjesa e dytë e kursit gjithashtu do të zhvillohet në kompleksin sportiv të hotelit “Istatov” në Dojran të ri në periudhën ndërmjet 28 nëntorit dhe 2 dhjetorit të këtij vit. Ndërkohë pjesa e tretë dhe e fundit e kursit do të zhvillohet në mars të vitit 2018. 



   
   
Reprezentacioni A