Përfaqësuesja U 21: Tjetër fitore, Maqedonia mundi Bullgarinë

Publikuar më 28 Март, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë ka shënuar fitore 1:0 përballë Bullgarisë në takimin kontrollues të luajtur në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup. Të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit me meritë i’u gëzuan fitores së re pasi që dominuan në tërësi ndeshjen e sotme. Futbollistët të cilët do të na përfaqësojnë në Kampionatin Evropian në Poloni krijuan shumë shanse prej të cilave shfrytëzuam vetëm ne, humbëm penalti, ndërsa me këtë nuk lejuam kundërshtarin me seriozisht të rrezikojë portën tonë. Marjan Radeski në minutën e 43-të ishte autor i golit për Maqedoninë.

Mundësinë e parë për gol përfaqësuesja jonë e kishte në minutën e gjashtë kur Viktor Angellov tentoi portën, mirëpo goditja e tij u prit nga portieri bullgar, Krastev. Dy minuta më vonë Marjan Radeski lëshoi mundësi të shkëlqyeshme për Maqedoninë, kur mori asist të përkryer nga kapiteni Babunski, mirëpo sulmuesi i Shkëndijës nga një pozitë tejet ideale goditi mbi portë. Në minutën e 11-të tentim të pasukesshëm kishte edhe Babunski, ndërsa sërish Radeski në minutën e 16-të nuk arriti të mund portierin e Bullgarisë. Para fundit të pjesës së parë Babunski nuk shnjëstroi portën me goditje nga distanca, ndërsa dominimi i përfaqësueses tonë më në fund u kurorëzua me epërsi në minutën e 43-të. Gjorgjiev për mrekulli asistoi, ndërsa sulmuesi kësaj rradhe nuk gabon dhe realizon saktë për epërsi 1:0. Bullgaria në pjesën e parë nuk kishte asnjë goditje në drejtim të portës së Aleksovskit.

Pas një orë lojë Murati tentoi të dyfishojë rezultatin, mirëpo nuk ishte preciz. Në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes kundërshtari për herë të parë tentoi të rrezikojë portën e Shishkovskit, kur krijuan dy gjysmëraste përmes Gjorgievit dhe Petrovit, por pa sukses. Në minutën e 86-të penalti për Maqedoninë. Jovan Popzllatanov ishte më meritor për penaltinë e fituar, pasi depërtoi bukur në të djathtë dhe tentoi të kthejë topin para portës, ku me dorë luajti Kerçev. Mirëpo Petar Petkovski nuk arrin të shënojë, pasi portieri bullgar priti goditjen nga pika e bardhë. Në vazhdim nuk pati ndryshim, kështu që Maqedonia mbylli ndeshjen me fitore.

MAQEDONI-BULLGARI

Ndeshje kontrolluese/ Qendra stërvitore “Petar Milloshevski”

Golashënues: 1:0 – Marjan Radeski (43`);

MAQEDONI U 21: 1. Igor ALEKSOVSKI (Shishkovski 45`), 5. Gjoko ZAJKOV, 8. Boban NIKOLLOV (Kostadinov 45`), 9. Marjan RADESKI  (Pivkovski 60`), 10. David BABUNSKI (Popzllatanov 72`), 11. Daniel AVRAMOVSKI (Kuleski 45`), 14. Darko VLEKOVSKI (Musliu 60`), 18. Viktor ANGELOV (Elmas 72`), 19. Besir DEMIRI, 21. Mevlan MURATI, 23. Nikolla GJORGJEV (Petkovski`); Seleksionues: Bllagoja MILEVSKI.

BULLGARIA U 21: 12. Nikollaj Krastev, 2. Stojço Atanasov, 4. Miki Oraçev, 5. Venicllav Kerçev, 6. Kristijan Dimitrov (Petrov 72`), 7. Gjorgi Jomov (Kostadinov 45`), 8. Janis Karabelov (Georgiev 72`), 9. Ilija Dimitrov (Milev 45`), 10. Serkan Jusein, 17. Aleksandar Gjorgiev, 20. Antonio Vutov (Nedelçev 60`); Seleksionues: Antoni Zdravkov;

Për përfaqësuesen U 21 kjo me shumë gjasa ishte ndeshja e fundit kontrolluese para Kampionatit Evropian që do të zhvillohet në Poloni. Maqedonia në eventin continental është në grup me Serbinë, Portugalinë dhe Spanjën.



   
   
Reprezentacioni A