Përfaqësuesja U 16: Maqedonia-Mali i Zi 7:0, katër gola të Kulushevskit

Publikuar më 08 Март, 2016 Lajme, Deri më 17 vjet

Maqedonia nën 16-të vite ka shënuar fitoren më të thellë në ndeshjet e deritashme kontrolluese. 7:0 kundër Malit të Zi, në takim ku Dejan Kulushevski shënoi katër gola.

Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 16-të vite ka shënuar fitore bindëse 7:0 kundër Malit të Zi në një ndeshje kontrolluese të zhvilluar në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevskit’. Dejan Kulushevski shënoi katër gola. Futbollistët e seleksionuesit Dobrinko Ilievski zgjodhën fatin e fituesit që në pjesën e parë. Maqedonia dominoi në tërësi, shënoi tre gola pa i dhënë kundërshtarit mundësi për të rrezikuar portën tonë. Golin e epërsisë për Maqedoninë e shënoi Nikolla Spasov në minutën e 15-të. Dejan Kulushevski shënoi gol të mrekullueshëm për 2:0 në minutën e 30-të, ndërsa para fundit të pjesës së parë Kulushevski me golin e tij të dytë rriti epërsinë në 3:0.

Në fillim të pjesës së dytë, Maqedonia rriti rezultatin në 4:0. Futbollisti i ri i Atalanatas, Dejan Kulueshevski kompletoi hat-trikun e tij, ndërsa në 5:0 rezultatin e çoi Bojan Kolevaski. Kulueshevski shënoi golin e tij të katërt dhe të gjashtin të ndeshjes në minutën e 60-të. Paraqitjen e shkëlqyeshme të Maqedonisë me gol e kurorëzoi Emir Skenderi, për rezultat final 7:0.

U16: MAQEDONI-MALI I ZI 7:0 (3:0)

Ndeshje kontrolluese, qendra stërvitore ‘Petar Milloshevski’

Golashënues: Nikolla Spasov 15 (1:0), Dejan Kulushevski 30’ (2:0), Dejan Kulushevski 38’ (3:0), Dejan Kulushevski 43’ (4:0). Bojan Kolevski 50’ (5:0), Dejan Kulushevski 60’ (6:0), Emir Slemderi 78’ (7:0).

Maqedonia: Mite Sekulov, Marko Shuminoviq, Filip Antovski, Filip Stojanovski, Angel Stratorski, Nikolla Spasov, Dejan Kulushevski, Darko Çurlinov, Bojan Kolevski, Enis Fazllagiq, Luka Trajkovski. Seleksionues: Dobrinko Ilievski.

Maqedonia dhe Mali i Zi ndeshjen e dytë kontrolluese do ta zhvillojnë të enjten me fillim në orën 11:00 në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’.



   
   
Reprezentacioni A