Përfaqësuesja e Maqeodonisë humbi 0:1 nga Polonia

Publikuar më 07 Јуни, 2019 Lajme, Lajme


Vetëm një mos qëndrim, vetëm një gabim në minutën e 47-të ishte i mjaftueshëm për disfatë 0:1 të Maqedonisë nga Polonia e fortë. Krishtof Pjontek u gjend në më së miri në rrëmujën e krijuar para golit tonë dhe arriti të mposhtë Dimitrievskin për triumf të mysafirëve. Maqedonia kishte shanse, kishim edhe presion të madh në fundin e ndeshjes, por për fat të keq nuk arritëm që të realizojmë. Kjo është disfata e parë për përfaqësuesen tonë në grupin tonë ‘G’ kualifikues.

Arena ishte e mbushur, afër 25.000 shikues e përkrahën fortë përfaqësuesen tonë, por në fund rezultati ishte 0:1 për favoritin e madh, Poloninë.

Në pjesën e parë kishin iniciativën mysafirët, por rastet ishin për Maqedoninë. Përfaqësuesja jonë ishte më e rrezikshme. Posaqërisht në minutat 5-të dhe 6-të kur fillimisht Elmas gjuajti fortë, ndërsa Fabijanski arriti të mbrojë. Pastaj Nestorovski tentoi me kokë dhe vetëm pak mungoi të sjell eufori tek 25.000 spektatorët në arenën. Deri në fund të pjesës së parë u luajtë me zemër, me shumë ndërprerje në mesfushë. Tentoi edhe Bardhi në të 31-tën, por topi shkoi skaj portës së Fabijanskit.

Vetëm sapo filloi pjesa e dytë dhe zhvillohej minuta e 47-të kur Krishtov Pjontek, i cili sapo u inkuadrua në lojë, arriti të mposhtë Dimitrievskin. Polakët pas këtij goli sikur të fitonin edhe më shumë forcë, pasi regjistruan raste në vijim me Grosickin në të 63-të e 65-tën. Në minutën e 75-të Nestorovski i Alioski mundeshin më mirë, por Fabijanski tregoi se është portier me kualitete të larta. Në fund mbetëm edhe pa Musliun, për shkak të kartonit të dytë të verdhë, duke u përjashtuar me të kuq.

Arena “Todor Proeski” në Shkup. Shikues: 25.000. Arbitri: Xhanluka Roki (Itali). Golashënues: Pjontek 47’ (Poloni). Kartona të verdhë: Musliu, Bardhi (Maqedonia), Bednarek (Poloni). Kartona të kuq: Musliu (Maqedoni).

MAQEDONIA: Dimitrievski, Ristovski (75’ Ademi), Bejtullai, Velkovski, Musliu, Alioski, Bardhi, Nikolov (62’ Trajkovski), Elmas, Pandev (84’ Hasani), Nesterovski.

POLONIA: Fabijanski, Kedziora, Bednarek, Glik, Berezhinski, Klih (90’ Goralski), Krihovjak, Frankovski (46’ Pjontek), Grosicki (69 Ribus), Sjelinski, Levandovski. 




   
   
Reprezentacioni A