Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë ka nisur përgatitjet për turneun ndërkombëtar në Shkup

Publikuar më 22 Октомври, 2014 Lajme, Fustsall

Seleksionuesi i përfaqësueses A të futsallit të Maqedonisë, Vasko Skenderovski ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në ndeshjen e turneut ndërkombëtar që do të zhvillohet në palestrën sportive ‘Boris Trajkovski’.

Përfaqësuesja jonë përgatitjet do ti nisë të premten, grumbullimi është në hotelin ‘Kontinental’ në orën 16:00. Për ndeshjet me Finlandën, Spanjën apo Turqinë, udhëheqësi i përfaqësueses së futsallit, Vasko Skenderovski ka ftuar këta lojtarë:

Portierë: Ilço Udovaliev (KFV Zhelezarec), Mirosllav Todorovski (KFV Skopje 2011), Antonio Petrovski (KFV Skopje).

Mbrojtës: Zoran Leveski (KFV Zhelezarec), Ferid Agushi (KFV Zhelezarec), Ivan Krstevski (KFV Zhelezarec), Kristian Zllatkovski (KFV Bixho), Xho Arsovski (KFV Zhelezarec).

Sulmues: Aleksandar Gligorov (KFV Zhelezarec), Igor Leovski (KFV Skopje 2011), Oliver Jovanovski (KFV Zhelezarec), Darko Rangotov (Skver, Kroaci), Martin Todorovski (KFV Zhelezarec), Vlado Iliq (KFV Bixho), Adrian Micevski (KFV Zhelezarec), Trajçe Trajkov (KFV Skopje 2011).

“Renovimin e përfaqësueses e kemi nisur në disa ndeshje paraparkae dhe vërtet jam i lumtur që futbollistët e ri të selektuar kanë vërtetuar se kanë dëshirë dhe potencial të jenë pjesë e formacionit më të mirë. Futbollistë të rinj ka edhe për ndeshjet e turneut ndërkombëtar dhe nëse ata na bindin se meritojnë vend në ekipin A, gjithsesi se do të jenë ata futbollistët në të cilët do të llogarisim në të ardhmen. Nisim me Finlandën, përfaqësuese që sipas ranglistës së UEFA-së është në nivel të njëjtë si Maqedonia. Bëhet fjalë për përfaqësuese serioze e cila ka përparuar periudhën e fundit dhe e cila ka ambicie të hyjë në mesin e kombëtareve më të mira evropiane. Finlanda tani duhet të luajë rolin e Hungarisë, përfaqësuese e cila është në grupin tonë kualifikues në eliminatoret për EP 2015. Me fitore eventuale ndaj Finlandës do të hynim në duel me disa herë kampionen e Evropës dhe Botës, Spanjën, përfaqësuese të cilën e morëm si kundërshtar edhe në grupin kualifikues. Spanja vjen me formacionin më të mirë dhe mendoj se të gjithë do të japim maksimumin së pari të sigurojmë duel me Spanjën, ndërsa më pas të luajmë mirë me kundërshtarin e madh”, deklaroi seleksionuesi Vasko Skenderovski.

Ndeshjen e parë përfaqësuesja A e Maqedonisë do ta zhvillojë më 27 tetor në orën 21:30 përballë Finlandës. Më 27 tetor në orën 19:30 luhet dueli ndërmjet Spanjës dhe Turqisë.



   
   
Reprezentacioni A