Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë humb nga Anglia

Publikuar më 17 Септември, 2021 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë ka humbur nga Anglia me rezultat 8:0 në ndeshjen e zhvilluar në Sautempton në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2023.

Përfaqësuesja e Anglisë ishte bindshëm më e mirë se e jona në fushën e gjelbërtë. Nikoqiret e zhbllokuan rezultatin në minutën e 12-të përmes Tun. Epërsinë e ngriti Vajt, ndërsa Zhiviq me autogol iu dha rezultatin 3:0 në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, sërish shënoi Vajt, ndërsa në vijim rrjetën tonë dy herë e gjeti Ingland. Kolarovska shënoi autogol, përderisa shifrat finale 8:0 i vendosi Betani Med në minutat shtesë.

Ndeshjen e radhës e luajmë kundër Austrisë me 21 shtator në Shkup.  




   
   
Reprezentacioni A