Përfaqësuesja A: Nikolov dhe Trajkovski bashkohen me grupin

Publikuar më 29 Мај, 2019 Lajme


Kualifikimet për EURO 2020, Grupi G

7 qershor 2019, ora 20:45

Arena nacionale „Todor Proeski“

Biletat me çmim prej 150 denarë: https://mktickets.mk/event/makedonija-polska/

Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 7 dhe 10 qershor vazhdon eliminatoret për kualifikim në EURO 2020. Favoritët e grupit, Polonia dhe Austria vijnë në Shkup. 

Në pjesën e parë të përgatitjeve të ekipit përfaqësues sot grupit i janë bashkangjitur Boban Nikollov nga MOL Vidi i Hungarisë dhe Aleksandar Trajkovski i Palermos. 

Mbrojtësi i djathtë i ekipit përfaqësues, Stefan Ristovski thotë se në këto eliminatore Maqedonia ka qëllim të qartë, të luftojë për renditje sa më të mirë në grup.

"Do të japim gjithçka nga vetja, edhe pse e dimë se do të jetë shumë vështirë kundër Polonisë e cila është përfaqësuesja më e mirë në grupin tonë. Detyra jonë është të imponohemi, duhet të përgatitemi sa më mirë, stafi teknik punon në të gjitha detajet, analizojmë kundërshtarin dhe shpresoj se do të jemi maksimalisht të përgatitur për këto sfida. Mbrojtje e mirë dhe kompakte do të sjell sulm më të mirë. Kundërshtari sigurisht se do të jetë i gatshëm për gjithçka, mirëpo ne në këto kualifikime kemi qëllim të qartë, të renditemi sa më lartë dhe të mundohemi të fitojmë pikë ndaj secilit kundërshtarë", shprehet Stefan Ristovski. 



   
   
Reprezentacioni A