Përfaqësuesja A e Maqedonisë në konkurencë të femrave mundet bindshëm nga Franca

Publikuar më 24 Октомври, 2020 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë ka pësuar disfatë bindëse në transfertën me Francën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian. Franca tregoi forcën e saj deh fitoi me rezultatin e lartë 11:00 (5:0). 

Futbollistet e vendit pas startit të mirë të kualifikimeve dhe fitores ndaj Kazakistanit (4:1), në Orlean të Francës regjistruan humbjen e katërt me rradhë, ndërsa të dytën nga Franca favorite. 

Francezet kaluan në epërsi nga sulmi i tyre i parë, kur Govin shënoi për 1:0, ndërsa katër minuta më vonë Le Somer dyfishoi rezultatin në 2:0. E njejta futbolliste në minutën e 21-të realizoi për 3:0, ndërsa deri në fund të pjesës së parë De Almedia dhe Diani shënuan për 5:0. 

Asgjë nuk ndryshoi në pjesën e dytë kur Franca vazhdoi dominimin dhe me gjashtë gola tjerë fiksoi rezultatin final 11:0. 

Deri në fund të ciklit kualifikues, përfaqësuesja e vendit do të luajë edhe një ndeshje, kur në transfertë ndeshet me Kazakistanin.



   
   
Reprezentacioni A