Përfaqësuesja A e futsallit të Maqedonisë në grup kualifikues me Italinë dhe Sllovakinë

Publikuar më 03 Јули, 2015 Lajme, Fustsall

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsall mësoi emrat e kundërshtarëve në kualifikimet për Kampionatin Botëror që në vitin 2016 do të zhvillohet në Kolumbi.

Maqedonia u gjet në grupin e fundit të 7-të dhe prej 10 deri më 12 dhjetor të 2015 do të masë forcat me vendasen Italinë, Sllovakinë dhe një përfaqësuese që do të vijë nga parakualifikimet. Kundërshtari i tretë i përfaqësueses A të futsallit të Maqedonisë do të mësohet nga grupi A i parakualifikimeve në të cilin luajnë Gjeorgjia, Moldavia, Andora dhe Gjibraltari.



   
   
Reprezentacioni A