Përfaqësuesja A e Futsalit: Seleksionuesi Skenderovski publikoi listën për ndeshjet eliminatore ndaj BeH dhe Rumanisë

Publikuar më 18 Јануари, 2021 Lajme, Fustsall


Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në Futsal, Vasko Skenderovski ka publikuar listën me lojtarë për ndeshjet kualifikuese kundër Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Rumanisë në kuadër të ciklit për kualifikim në Kampionatin Europian. Për transfertën në Zenicë (28 janar) dhe duelit që e luajmë në shtëpi kundër Rumanisë (3 shkurt), seleksionuesi Skenderovski do të llogaritë në këto 19 lojtarë:

PORTIERË: PETROVSKI Antonio (Proekt Ciko), PETROVSKI Vlatko (Arben Bajrami), STOJANOVSKI Ivan (Shkupi);

MBROJTJE: SULEJMANI Rexhep (Shkupi), ISMAILI Taulant (Arben Bajrami), PETROVIQ Dragan (Shkupi), DANIEL De Souza (Slavia Praga, Çeki), Xhokica Xho ARSOVSKI (Stutgart);

SULMI: KRSTEVSKI Ivan (Proekt Ciko), GLIGOROV Aleksandar (Shkupi), LEOVSKI Igor (Slavia Praga, Çeki), MICEVSKI Adrijan (Beton Bojs, Gjermani), KOSTADIN Marjan (Proekt Ciko), RANGOTOV Darko (Proekt Ciko), TODOROVSKI Martin (Proekt Ciko), ANDOV Dimçe (Proekt Ciko), SEFERI Erkan (Shkupi), RAMADANI Jakup (Arben Bajrami), JOVANOV Josif (Proekt Ciko);

“Fillojmë eliminatore të reja dhe do të përpiqemi të lëmë përshtypje të fortë. Kuptohet, nëse na jepet shansi për të arritur kualifikim në grumbullimin kontinental në vitin 2022. Futsalli reprezentues i Maqedonisë është një moment të rëndësishëm dhe jemi të detyruar të nisim me fazën e rinovimit të ekipit përfaqësues. Ajo që duhej të ishte bërë para dy ose tri viteve, tani duket e pashmangshme. Ne kishim dy mundësi ose të bëjmë një zgjidhje të menjëhershme për të natyralizuar disa brazilian si përfaqësuesja e Rumanisë që zgjidhi mënyrën e ndryshimit të gjeneratës, ose të shkojmë kah ajo më e vështira, por sipas meje më e ëmbla, që të nisim me inkuadrim të lojtarëve tanë të rinj në këtë cikël. E zgjedhem mënyrën e dytë, do të jetë më vështirë sigurisht, pasi inkuadrojmë lojtarë që do të jenë debutues edhe atë në ndeshje të cilat janë shumë të rëndësishme për kualifikim në Kampionat Europian.

Për këto dy ndeshje ftova dy debutues Kostadinov dhe Jovanov, por në dy ndeshjet e ardhshme në mars kundër Serbisë do të marrin ftesë edhe dy debutues tjera në vend të disa lojtarëve më të vjetër të cilët një kohë të gjatë janë në përfaqësuese. Plani është që këto eliminatore ti mbyllim me disa debutues (6-7) të cilët do të jenë mbështetje e fortë e kësaj përfaqësuese në ciklin e ardhshëm për kualifikim në KE.

Sa i përket përgatitjeve, do ti fillojmë me 23 janar, ndërsa ndeshjen e parë e luajmë kundër BeH me 28 janar në Zenicë. Sinqerisht, hendikep ynë më i madh është fakti se ky është grumbullimi jonë i parë pas pauzës 1 vjeçare. Situata me krizën korona dhe mos luajtja e balotazhit me Anglinë, bëri që mos të kemi asnjë ndeshje miqësore ose zyrtare tashmë një vit.

Do të jetë me të vërtet shumë vështirë, veçanarisht në dy ndeshjet e para, duke marrë parasysh faktin shumica e lojtarëve tonë janë në pauzë nga kampionati vendor dhe janë jashtë formës garuese.

Luajmë kundër dy përfaqësueseve të forta BeH dhe Rumanisë. BeH është përfaqësuese shumë e fortë kur luan në shtëpi.  Rumania është përfaqësuese e cila siç thashë ka ndryshuar gjeneratën dhe natyralizojë katër lojtarë brazilian dhe mendoj që dashamirët e futsalit kanë ide se për çfarë përfaqësuese po bëhet fjalë. Por do të shkojmë hap pas hapi, tani do të përgatitemi intensivisht për ndeshjen ndaj BeH, ndërsa pas kthimit nga Zenica do të mendojmë për kundërshtarin e radhës Rumaninë, ndeshje të cilën e luajmë si vendas me 3 shkurt.

Shpresoj që me të gjitha forcat e disponueshme do të hyjmë në këto dy ndeshje, përveç Ziberit i cili për shkak problemeve me krizën korona nuk mori leje nga klubi i tij në Itali”, ka deklaruar seleksionuesi i përfaqësueses, Vasko Skenderovski. 




   
   
Reprezentacioni A