Përfaqësuesja A e femrave me formacion të rinovuar shkoi në Bjellorusi

Publikuar më 13 Септември, 2016 Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë është në rrugë drejt Bjellorusisë, ku do të zhvillojë ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Grupit 1 për kualifikim në Kampionatin Evropian që në vitin 2017 do të zhvillohet në Holandë.

Ndeshja do të luhet më 15-të shtator në Minsk, me fillim në orën 17:00.

“Jemi të vetëdijshëm se këto eliminatore nuk kemi shanse për kualifikim, mirëpo për këtë shkak nuk kemi edhe çka të humbasim. Kemi formacion të rinovuar me futbollistë shumë të motivuara dhe në këtë ndeshje të fundit duam të bëjmë befasi. Nuk ka futbolliste të lënduara dhe sinqerisht shpresojmë se do të shënojmë rezultat pozitiv i cili do të paraqiste motiv dhe impuls pozitiv për paraqitjet e mëtejshme të përfaqësueses A të femrave”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses A të femrave të Maqedonisë, Kiril Izov.  

Për këtë ndeshje, seleksionuesi ka ftuar këta futbolliste:

Portiere: Forska Kostova, Elena Çakmakovska dhe Viktorija Pançurova;

Mbrojtëse: Pavlinka Nikollovska, Daniela Veleska, Simona Taseva, Ivaba Binevska, Sashka Kokallovska, Martina Smilkovska;

Mesfushore: Katerina Milevska, Emilia Stoilkovska, Jana Çubrinkoska, Elma Shemsoviq, Simona Krstanovska;

Sulmuese: Eli Jakovska, Yllza Maksuti, Afrodita Salihi, Aleksandra Ristovska.



   
   
Reprezentacioni A