Përfaqësuesja A e femrave do të organizojë kamp dimëror në Dojran

Publikuar më 11 Февруари, 2022 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Seleksionuesi i përfaqësues së femrave të Maqedonisë, Kiril Izov në periudhën nga 12 deri më 19 shkurt do të organizojë kamp dimëror në qendrën sportive “Istatov” në Dojran, me qëllim përmirësimin e formës së reprezentueseve në kuadër të vazhdimit të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2023.

Seleksionuesi Kiril Izov ka ftuar këto futbolliste:

Portiere: Viktorija Pançurova (Tiverija), Magdalena Lekoska (Luboten), Kristina Pavlovska (Despina);

Mbrojtëse: Ane Bosheska (Tiverija), Ivana Nikollova (Tiverija), Teodora Gjorgjievska (Borec), Pavlinka Nikollovska (Kamenica Sasa), Katerina Mileska (Despina), Katerina Petkova (Istatov 2015), Daniela Veleska (Rijeka, Kroaci);

Mesfushore: Sara Vellkova (Tiverija), Elma Shemsoviq (Borec), Simona Rebeka Maijer (Kul Zdravje), Elena Petrovska (Skopje 2014), Sara Huseini (Luboten), Aleksandra Markovska (Luboten);

Sulmuese: Teodroa Jankovska (Despina), Kristina Petrushevska (Istatov 2015), Radica Çoneva (Istatov 2015), Vesa Sela (As Junajted), Jovana Pavlovska (Atletiko), Angella Stojkovska (Skopje 2014), Natasha Andonova (Levante, Spanjë), Eli Jakovska (Mitrovicë, Kosovë).

Kiril Izov, seleksionues i përfaqësueses të femrave të Maqedonisë:

Pas pushimit dimëror në Ligën e Parë të Femrave dhe me qëllim për të përmirësuar përgatitjen fizike para rifillimit të eliminatoreve europiane për Botërorin 2023, vendosëm të bëjmë një kamp njëjavor në Dojran. Janë ftuar disa futbolliste të reja, të cilat në të ardhmen pritet të jenë bartëse në këtë përfaqësuese. Për seriozitetin e këtij kampi flet edhe fakti që do të marrin pjesë edhe futbollistet që luajnë jashtë vendit, si kapitenja Natasha Andonova, Eli Jakovska dhe Daniela Veleska, ndërsa nga ana tjetër është liruar vetëm Gentiana Roçi. Pres angazhim maksimal nga të gjithë ato që do të jenë pjesë e këtyre përgatitjeve.




   
   
Reprezentacioni A