Përfaqësueset U19 dhe U17 mësuan rivalët për raundet kualifikuese për KE

Publikuar më 06 Декември, 2018 Lajme


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në raundin kualifikues për Kampionatin Evropian të vitit 2020 është gjetur në grupin 11 bashkë me Anglinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Luksemburgun.

Ndeshjet e turneut do të luhen në vendin tonë në periudhën mes 13 dhe 19 nëntorit të vitit 2019. Dy përfaqësueset më të mira të secilit grup dhe një vend i tretë me efekt më të mirë do të kualifikohen në Raundin Elite që do të zhvillohet në pranverë të vitit 2020.

Ndërkohë përfaqësuesja U17 në raundin kualifikues për Evropianin e vitit 2020 është shortuar në grupin 1 bashkë me Poloninë, Belgjikën dhe Lihtenshtajnin. Ndeshjet do të luhen prej 9 deri më 15 nëntor të vitit 2019 dhe organizator i turneut do të jetë Polonia.



   
   
Reprezentacioni A