Përfaqëseuesja A: Maqedonia do të zhvillojë test me Bjellorusinë

Publikuar më 06 Февруари, 2017 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 28 mars do të zhvillojë ndeshje kontrolluese me Bjellorusinë në arenën nacionale në Shkup.

Përfaqësuesja më e mirë e vendit më 24 mars me ndeshjen si mysafire e Lihtenshtejnit vazhdon ciklin kualifikues të eliminatoreve për KB 2018 në Rusi, ndërsa katër ditë më vonë do të luajë ndeshje miqësore me Bjellorusinë.

Maqedonia dhe Bjellorusia ishin në grup të njëjtë kualifikues në eliminatoret për KE 2016, kur kundërshtari fitoi 2:1 në Shkup, ndërsa në Minsk barazuam pa gola.

Në grupin e tyre kualifikues për Kampionatin Botëror të Rusisë, bjellorusët kanë barazuar 0:0 me Francën dhe 1:1 me Luksemburgun në teren vendas, ndërsa kanë pësuar disfata nga Bullgaria dhe Holanda në transfertë.

Ndeshja Maqedoni-Bjellorusi luhet më 28 mars në Shkup me fillim në orën 18:00. 



   
   
Reprezentacioni A