Organizohet seminari i 24 për pajisje me Diplomën B të UEFA-së

Publikuar më 25 Октомври, 2018 Lajme, Seminare


Qendra për Edukim pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë në periudhën prej 15 deri më 21 tetor 2018 në kompleksin sportiv të hotelit ‘Istatov’ organzoi seminarin e 24 për paisje me diplomë B të UEFA-së për trajner.

Në këtë edicion morrën pjesë 48 kandidatë, në mesin e të cilëve ish-futbollistë të njohur dhe reprezentues si Vanço Trajanov, Minas Osmani, Ersen Sali, Boban Grnçarov, Filip Ivanovski, Bazhe Ilijoski, Dejan Kosturanov, Dimitrija Lazarevski, Muarem Muarem, e të tjerë.

Në seminarin për licencën B të UEFA-së në Dojran, Federata e futbollit të Maqedonisë me mbështetje të UEFA-së ndihmoi edhe 13-të kandidate femra të cilat shprehën dëshirë dhe motiv për t’u paijisur me diplomë për trajner. Ky aksion është pjesë e projektit të UEFA-së dhe FFM-së për zhvillimin e futbollit të femrave në segmentin e rritjes së profesionalizmit tek kuadrot e trajnerëve të cilët më pas nën udhëheqje të mentorit të tyre do të kyçen në procesin stërvitor në futbollin e femrave.

Pas kompletimit të detyrimeve të këtyre 13-të kandidateve, numri i trajnereve femra në Maqedonisë do të shkojë në 32 dhe në këtë mënyrë do të rritet konkurenca edhe në kategorinë e trajnerëve femra. 



   
   
Reprezentacioni A