Organizata e arbitrave mbajti forum me gazetarë për rregullat e reja në futboll

Publikuar më 23 Април, 2019 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë organizoi forum me përfaqësuesit e mediave për sport, gjegjësisht gazetarë që raportojnë apo komentojnë ndeshje të futbollit me personat udhëheqës të Organizatës së Arbitrave të FFM-së, Emil Bozhinovski (president i Këshillit të Arbitrave_ dhe Marjan Risteskit (anëtarë i Këshillit të Arbitrave dhe kontrollor për arbitra në ndeshjet e organizuuara nga FFM).

Tema kryesore ishte në lidhje me rregullat e reja në lojën e futbollit të cilat do të hyjnë në fuqi në qershor dhe do të aplikohen në të gjitha garat nën organizim të UEFA-së dhe FIFA-s.

Në forumin me gazetarë u prezantuan edhe video inçzime (momente të dyshimta) nga ndeshjet e Ligës së Parë të futbolli të Maqedonisë dhe në mënyrë të detajuar u sqaruan vendimet e arbitrave që kishin provokuar kujdes të veçantë nga mediat, bile jo rrallë edhe akuza për gabime eventuale të arbitrave për vendimet e marra. Përfaqësuesit e Organizatës së Arbitrave potencuan se referimi në ndeshjet e organizuara nga FFM pas çdo ndeshje analizohet në mënyrë të detajuar. Ata shtojnë se gabime ndodhin, ashtu si që jemi dëshmitarë të gabimeve edhe nga ana e aktorëve tjerë në futboll (futbollistë, portierë, trajnerë), mirëpo në përgjithësi janë të kënaqur me drejtësinë, të qenurit principielë dhe të vendosur në respektimin e rregullave të lojës së futbollit nga ana e arbitrave. 

Ndryshimet që do të hynë në fuqi nga muaji qershor:

- Lojtari i zëvendësuar mund (duhet) të del nga terreni në cilëndo pjesë, jo si bëhej deri tani në mes të terrenit te arbitri i katërt apo vendi ku qëndron futbollisti që inkuadrohet në lojë;

- Maicën që lojtarët e mbajnë nën fanellën me krahë të shkurtëra, patjetër të jetë me ngjyrë apo laramani të njejtë si vetë fanella;

- Nëse arbitri tregon fundin dhe lojtarët nisen drejt dhomave të zhveshjes, nëse ka sugjestion nga VAR për penalti eventuale, ai patjetër t’i kthejë lojtarët në terren për t’u ekzekutuar penaltia. Kjo mund të ndodh edhe pas fundit të pjesës së parë;

- Lojtari i lënduar ndaj të cilit ndodh ndërhyrja për penalit, mund të merr ndihmë mjekësore deri në tre minuta për të mundur pikërisht ai të ekzekutojë goditjen nga 11 metra;

- Nëse arbitri prek topin, loja nderpritet. Rastet kur loja vazhdon pa u ndërprerë është nëse nuk ndryshon posedimi i topit në aspekt të ekipit;

- Loja ndërpritet nëse lojtari sulmues me apo pa dashje luan me dorë dhe shënon gol, pa marrë parasysh nëse dora është apo jo në pozicion natyral. Nuk guxon kontakti i fundit para se të ndodh gol të jetë me dorë;

- Në rastet kur lojtari e heq fanellën për të festuar golin e shënuar dhe i njejti anulohet nga VAR-i për një arsye të caktuar, atëherë goli anulohet, ndërsa kartoni mbetet në fuqi;

-Penallti për prekje të topit me dorë do të fërshëllohet vetëm nëse dora është lartë, që do të thotë ndodhet në një pozitë të panatyrshme.

- Në rastet e ekzekutimit të goditjeve të dënimit nuk ka të drejtë asnjë lojtarë i ekipit që ekzekuton goditjen të qëndrojë në murin e gjallë dhe detyrimisht distanca më e vogël të jetë 1 metër nga muri i gjallë i vendosur nga lojtarët e ekipit që mbrohet. Nëse ka shkellje të këtij rregulli, topi i merret ekipit që ekzekuton goditje dënimi;

- Para ekzekutimit të penalltisë, portieri nuk do të jetë i detyruar të qëndrojë me dy këmbët në vijën e e portës, dhe në të ardhmen mjafton që vetëm njërën këmbë ta ketë në vijën e portës.

- Gjatë ekzekutimit të rëvënies anësore, nuk guxon të ketë lojtar kundërshtar në afërsi më të vogël se 2 metra nga lojtari që e ekzekuton atë. 



   
   
Reprezentacioni A