Në komunën e Velesit, FFM hapi zyrtarisht në përdorim terenin më modern me bar sintetik

Publikuar më 26 Јуни, 2014 Lajme

Federata e Futbollit të Maqedonisë me mbështetje të UEFA-së dhe programës ‘het-trik’ për zhvillim, ndërsa në bashkëpunim me institucionet, sot në komunën e Velesit edhe zyrtarisht e lëshoi në përdorim , terenin më modern, më kualitativ me bar artific

 Në hapjen zyrtare mori pjesë kryeministri i Maqedonisë, z. Nikolla Gruevski, presidenti i FFM-së, z. Ilço Gjorgjioski, kryetari i komunës së Velesit, z. Sllavço Çadiev dhe shumë  dashamirë të futbollit.

“Dëshira e Federatës së futbollit të Maqedonisë është që së bashku me Qeverinë e RM-së dhe pushtetin lokal të përmirësojë infrastrukturën sportive. Jemi të sigurtë se investimi në infrasrtukturë përsëri do të kthejë dashamirët e futbollit në tribuna dhe do të mundësojë që të vendosim para vetes qëllime të reja që do të na udhëheqin drejt sukseseve, në mënyrë korekte dhe me vlera të vërteta. Duam tu ndihmojmë të gjithëve, qëllimi jonë është që të bëjmë tentime të përbashkëta dhe investime, ndërsa gjithë kjo është diçka që punohet në qendrat evropiane të futbollit dhe patjetër të bëhet edhe në Maqedoni. Ky është hap i madh për të bërë shtëpi me temele të vërteta. Pa marë parasysh se FFM-ja patjetër të bart llogari për kombëtaret e shumta që kemi, asnjëherë nuk do të lodhemi me të dhënurit mbështetje, materiale dhe çfarë do qoftë tjetër  ndihme në të gjithë mjediset në Maqedoni. Me mbështetjen e UEFA-së, FFM është e denjë të realizojë projekte të rëndësishme për futbollin e Maqedonisë, prej ndërtimit të infrastrukturës, deri te edukimi i trajnerëve, punëtorëve të futbollit dhe tifozëve. Me ndihmën e Qeverisë së RM-së, me mbështetjen e komunave ne mund të sigurojmë të ardhme të mirë për sportin tonë, posaçërisht në kategoritë më të reja, pasi që futbolli prej në moshën më të re është burimi i futbollit të ardhshëm të Maqedonisë”, deklaroi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

Fjalim të tij në këtë rast kishte edhe Kryeministri i Maqedonisë, z. Nikolla Gruevski i cili përshëndeti projektin për instalimin e 10-të tereneve me bar artificial në teritorin e shtetit dhe theksoi se angazhim i Qeverisë së Maqedonisë është që të krijohen kushte për kyçjen aktive të të rrinjëve në aktivetet sportive në të gjithë shtetin. Si mik i konfimruar sportive, Kryeministri i Maqedonisë shtoi se shpreson që këta përmirësime infrastrukturore do të jenë hap shtesë në drejtim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta, fëmijët dhe të rrinjtë do t’i përkushtohen sportit dhe vlerave të shëndosha. 10-të terenet e futbollit me bar sintetik, janë pjesë e bashkëpunimit të Federatës së futbollit të Maqedonisë, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Agjencionit për Rini dhe Sport, pushtetit lokal si dhe programës së UEFA-së për zhvillim.

Bari sintetik është vendosur në terenin kryesor të stadiumit në Veles dhe i njëjti është përpunuar sipas kriteriumeve më të larta të UEFA-së. I njëjti i plotëson kushtet për të pritur të gjithë ekipet reprezentuese dhe skuadrat e futbollit.




   
   
Reprezentacioni A