Ndryshime të arbitrave në dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 15-të në Ligën e Parë

Publikuar më 05 Декември, 2023 Lajme


Komisioni i arbitrave të FFM-së njofton se do të ketë ndryshim të arbitrave në ndeshjet e mbetura në kuadër të xhiros së 15-të të Ligën e Parë. Ndeshjet Struga Trim Lum – Voska Sport dhe Sileks – Vardar nuk u luajtën fundjavën e kaluar për shkak të kushteve të këqija të motit. Këto ndeshje të xhiros së 15-të luhen nesër (6 dhjetor) me fillim nga ora 13.00.

Në ndeshjen ndërmjet Struga Trim Lum dhe Voska Sport, Stojan Trpçevski do të zëvendësohet nga Igor Stojçevski si gjyqtar kryesor. Në ndeshjen e dytë ndërmjet Sileksit dhe Vardarit, Daniel Vasilevski do të zëvendësojë Martin Petkovskin në pozitën e ndihmës arbitrit.




   
   
Reprezentacioni A